In Stock

Tanflex Fort Oral Spray 0.30%, Sol.30 Ml

5.98 €

ID : 483

Vendor : Abdi Ibrahim

Tags: NA

FLETUDHËZIMI PËR PACIENTË TANFLEX FORT 0.30% sprej oral, tretësirë (benzidaminë hidroklorur) Administrohet përmes gojës Lexojeni gjithë fletudhëzimin me kujdes para se të filloni ta merrni këtë bar. - Ruajeni këtë fletudhëzim. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri. - Nëse keni pyetje të tjera, pyeteni mjekun ose farmacistin tuaj. - Ky bar është përshkruar për ju. Mos ua jepni ate të tjerëve. Mund t’u bëjë dëm atyre edhe nëse simptomat i kanë të njejta me tuajat. - Nëse ndonjë nga efektet anësore përkeqësohet, ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor i cili nuk është përfshirë në këtë fletudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin tuaj. Përmbajtja e fletudhëzimit: 1.Çka është bari TANFLEX FORT dhe për çka përdoret 2.Çka duhet të dini para se të merrni TANFLEX FORT 3.Si të merrni bari TANFLEX FORT 4.Efektet anësore të mundshme 5.Si të ruhet bari TANFLEX FORT 6.Informata shtesë 1.ÇKA ËSHTË BARI TANFLEX FORT DHE PËR ÇKA PËRDORET * TANFLEX FORT është një agjent me veti anti-inflamatore dhe analgjetike. Ai lehtëson dhimbjet që janë të lidhura me inflamacionin e fytit, gojës dhe mishrave të dhëmbëve. * TANFLEX FORT është në dispozicion në shishe që përmban 15 ml dhe 30 ml tretësirë dhe adaptorë plastikë spreji. Është një lëng apo tretësitë e kthjelltë, pa ngjyrë, transparent me aromë mente. * TANFLEX FORT PËRDORET PËR: -trajtimin e inflamacionit të mishit të dhëmbëve me dhimbje në gojë dhe fyt, inflamacionit të gjuhës apo pjesës që rrethon gojën, ezofagut dhe fytit, -lehtësimin e funksionit të gëlltitjes tek pacienti dhe reduktimin e simptomave të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe -trajtimin e dhimbjes dhe inflamacionit pas ndërhyrjes kirurgjike të dhëmbit dhe indeve përreth. 2.ÇKA DUHET TË DINI PARA SE TË MERRNI TANFLEX FORT Mos e përdorni TANFLEX FORT nëse: Nëse jeni të mbindjeshëm (hipersenzitiv) ndaj ndonjë përbërsi të barit TANFLEX FORT.

2025-11-04 12:57:22