In Stock

Risonel Nasal Spray 0.05% Susp. 18G

4.06 €

ID : 441

Vendor : Abdi Ibrahim

Tags: NA

FLETUDHËZIM PËR PACIENTË RISONEL 0.05 % aerosol për hundë, suspenzion Spërkatet apo shkrepet në vrimat e hundës përmes pompës spërkatëse/shkrepëse (mometazon furoat) Lexojeni gjithë fletudhëzimin me kujdes para se të filloni ta merrni këtë bar. - Ruajeni këtë fletudhëzim. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri. - Nëse keni pyetje të tjera, pyeteni mjekun ose farmacistin tuaj. - Ky bar është përshkruar për ju. Mos ua jepni ate të tjerëve. Mund t’u bëjë dëm atyre edhe nëse simptomat i kanë të njejta me tuajat. - Nëse ndonjë nga efektet anësore përkeqësohet, ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor i cili nuk është përfshirë në këtë fletudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin tuaj. Përmbajtja e fletudhëzimit: 1. Çka është bari RISONEL dhe për çka përdoret 2. Çka duhet të dini para se të merrni RISONEL 3. Si ta merrni RISONEL 4. Efektet anësore të mundshme 5. Si ta ruani barin RISONEL 6. Informata shtesë ÇKA ËSHTË BARI RISONEL DHE PËR ÇKA PËRDORET RISONEL 0.05% aerosoli për hundë përmban mometazon furoat që i takon grupit të barnave të njohura si kortikosteroide. Nuk duhet të përzihet me steroidet „anabolike“ që mund të keqpërdoren nga sportistët dhe mund të merren në formë të tabletave apo injeksioneve. Kur një sasi e vogël e mometazon furoatit aplikohet në hundë ndihmon në lehtësimin e inflamacionit, teshtitjes, kruajtjes, zënjes ose rrjedhjes së hundës. Bari RISONEL përdoret tek të rriturit dhe fëmijët e moshës 6 vjeç e më lartë, për trajtimin e simptomave të etheve të polenit (të quajtur rinit alergjik sezonal) dhe për trajtimin e rinitit alergjik të vazhdueshëm - perenial (inflamacionit të hundës). RISONEL përdoret për trajtimin profilaktik të rinitit alergjik (për parandalim) tek të rriturit dhe adoleshentët e moshës 12 vjeç e më lart. RISONEL mund të përdoret tek fëmijët e moshës 2-6 vjeç të cilët ishin diagnostikuar me rinit alergjik. Trajtimi profilaktik duhet të fillojë 2-4 javë para fillimit të parashikuar të sezonit të polenit. RISONEL përdoret gjithashtu për trajtimin e polipeve të hundës (tumoreve beninje) tek të rriturit e moshës 18 vjeç e më lartë. RISONEL përdoret për trajtimin e rinosinusitit kronik me ose pa polipe të hundës tek të rriturit dhe për trajtimin e rinosinusit akut (trajtim shtesë me antibiotikë për shkak të rinosinusitit të shkaktuar nga bakteriet) tek fëmijët e moshës 12 vjeç e më lart dhe të rriturit. Çka është alergjia nga poleni dhe riniti alergjik i vazhdueshëm (perenial) ? Alergjia nga poleni, e cila ndodh në një periudhë të caktuar të vitit, është një reaksion alergjik i shkaktuar nga thithja e polenit nga pemët, bari, barërat e këqija, apo thithja e mykut dhe kërpudhat. Riniti alergjik i vazhdueshëm (perenial) ndodh gjatë gjithë vitit, por simptomat mund ti shkaktojë ndjeshmëria ndaj gjërave të ndryshme, duke përfshirë pluhuri i marimangave, flokëve të kafshëve, puplave dhe ushqimeve të caktuara. Këto reaksione alergjike mund të çojnë në paraqitjen e rrjedhjeve të hundëve dhe teshtitjes, dhe shkaktojnë ënjtjen e mukozës së hundës e cila çon në një ndjenjë të kongjestionit nazal. Bari RISONEL redukton ënjtjen dhe iritimin në hundë dhe, në këtë mënyrë, redukton teshtitjen, kruarjen, dhe rjedhjen e hundëve. Çka është Rinosinusiti? Rinosinusiti akut është inflamacioni i sinuseve nazale (të hundës) dhe paranazale që shkakton kongjestion, rrjedhje hundësh ose dhimbje në fytyrë. Çka janë polipet nazale ? Polipet nazale (të hundës) janë rritje të vogla në membranën e mukozës së hundës dhe zakonisht përfshijnë të dy zgavrat e hundës. Simptoma kryesore është ndjenja e zënjes së hundës që mund të bëjë frymëmarrjen e vështirësuar përmes hundës. Gjithashtu mund të vij deri tek rjedhja e sekrecionit nga hunda, ndjenja se diçka është duke rjedhur poshtë në fyt dhe humbja e ndjenjës së shijes dhe nuhatjes. Bari RISONEL redukton inflamacionin në hundë dhe, në këtë mënyrë, të çon në një reduktim gradual të polipeve. 2. ÇKA DUHET TE DINI PARA SE TË MERRNI RISONEL Mos e përdorni RISONEL, në rastë të gjendjeve si në vijim: Në raste të hipersenzitivitetit në mometazon furoat apo në ndonjërin nga përbërësit tjerë të këtij bari. Nëse keni infeksion të hundës. Para se të filloni ta përdorni aerosolin nazal, duhet të pritni që infeksioni të shërohet. Nëse kohëve të fundit keni pasur ndërhyrje kirurgjike në hundë apo e keni lënduar hundën. Para se të filloni ta përdorni aerosolin nazal, duhet të pritni derisa hunda të shërohet. Keni kujdes të veçantë me RISONEL: nëse keni apo ndonjëherë keni pasur tuberkuloz nëse keni infeksion me herpes simpleks (virus) në sy nëse keni ndonjë lloj tjetër të infeksionit nëse jeni duke marrë kortikosteroide tjera, qoftë në mënyrë orale apo në formë injeksioni nëse keni fibrozë cistike. Gjatë marrjes së barit RISONEL, evitoni kontaktin me këdo që ka fruth ose variçelë. Duhet ta informoni mjekun tuaj nëse keni pasur kontakt me personat e infektuar. Nëse ndonjë prej këtyre paralajmërimeve është i vlefshëm për ju çoft edhe për ndonjë periudhë të kaluar, ju lutemi konsultohuni me mjekun tuaj. Marrja e barnave tjera Ju lutem informoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni duke marrë ose keni marrë barna të tjera kohëve të fundit, duke përfshirë barna që merren pa recetën e mjekut. Disa barna mund të ndryshojnë mekanizmin e veprimit të barit RISONEL ose bari RISONEL mund të ndryshojnë mekanizmin e veprimit të barnave të tjerë. Nëse jeni duke marrë barna kortikosteroide tjera për alergji, qoftë në mënyrë orale apo me injeksion, mjeku juaj do të ju rekomandojë të ndërpritni marrjen e tyre atëherë kur të filloni ta përdorni barin RISONEL. Disa njerëz gjatë ndërprerjes së kortikosteroideve orale apo të injektuara, mund të kenë disa efekte anësore siç është dhimbja e nyjeve dhe muskujve, plogështia dhe depresioni. Mund të ju duket që t’ju paraqiten edhe alergji tjera, siç janë kruarja e syve, përlotja e tyre apo njolla të kuqe dhe që kruhen në lëkurë. Nëse ndonjë nga këto efekte zhvillohet tek dhe jeni të brengosur, konsultohuni me mjekun tuaj. Marrja e barit RISONEL me ushqim dhe pije RISONEL mund të merret dhe të përshkruhet në mënyrë të pavarur nga marrja e ushqimit. Shtatzënia dhe gjidhënia Kërkoni këshillë nga mjeku ose farmacisti para përdorimit të barit. Nuk duhet ta përdorni barin RISONEL nëse jeni shtatzënë ose planifikoni të mbeteni shtatëzënë. Prandaj, para se të vendoset të ju përshkruhet ky bar për gratë shtatzëna ose gratë që mbartin rrezik shtatzënie, mjeku duhet të krahasojë përfitimet e tij të pritshme me rrezikun e tij të mundshëm për nënën dhe fetusin. Nëse e kuptoni që jeni shtatzënë gjatë trajtimit me këtë bar, ju lutemi kërkoni këshillën e mjekut ose farmacistit tuaj. Gjidhënia (Laktacioni) Kërkoni këshillë nga mjeku ose farmacisti para përdorimit të barit. Megjithatë, siç dihet se kortikosteroidet e tjerë kalojnë në qumështin e gjirit, duhet pasur kujdes në përshkrimin dhe përdorimin e barit RISONEL për nënat gjidhënse. Prandaj, para se të vendoset të ju përshkruhet ky bar për gratë gjidhënse ose gratë që mbartin rrezik për gjidhënien, mjeku duhet të krahasojë përfitimet e tij të pritshme me rrezikun e tij të mundshëm për nënën dhe fetusin. Efektet në aftësinë për të vozitur automjete ose përdorur makineri Nuk ka asnjë informatë në lidhje me efektet e tij në drejtimin e automjetit ose përdorimin e makinerive. Informata të rëndësishme për disa nga përbërësit e barit RISONEL RISONEL përmban benzalkonium klorur i cili mund të shkaktojë irritim të hundës. 3. SI TË MERRNI RISONEL-in Gjithmonë merrni barin RISONEL saktësisht siç ju ka udhëzuar mjeku. Duhet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni të sigurt. Mos merrni dozë më të madhe apo mos e përdorni aerosolin më shpesh apo më gjatë sesa që ju ka rekomanduar mjeku juaj. Udhëzime për përdorim të saktë, dozimin e zakonshëm dheshpeshtësinë e përdorimit: - Alergjia nga poleni dhe riniti alergjik i vazhdueshem (perenial) Të rriturit dhe fëmijët e moshës mbi 12 vjeç: Doza e zakonshme është dy shprucime/spërkatje në secilën zgavër të hundës një herë në ditë tek pacientët e rritur (përfshirë të moshuarit) dhe fëmijët e moshës mbi 12 vjeç. Pas arritjes së kontrollimit të simptomave tuaja, mjeku juaj mund të ju rekomandojë të përdorni vetëm një shprucime në secilën zgavër një herë në ditë. Nëse nuk filloni të ndjeheni më mirë, duhet ti drejtoheni mjekut i cili do të ju rekomandojë ta rritni dozën deri në dozën maksimale ditore prej katër shprucimeve në secilën zgavër të hundës një herë në ditë. Pas arritjes së kontrollimit të simptomave tuaja, mjeku juaj mund të ju këshillojë ta reduktoni dozën në dy shprucime në secilën zgavër një herë në ditë. Fëmijët moshës 2 deri 11 vjeç Doza e zakonshme është dy shprucime në secilën zgavër të hundës një herë në ditë. Përdorimi afatgjatë i steroidëve nazal në doza të larta mund të shkaktojë ngadalsim në rritje apo rritje ngadalsuar tek fëmijët. Mjeku juaj herë pas here, gjatë trajtimit, duhet të matë lartësinë e fëmijës suaj, si dhe të zvogëloj dozën e barit nëse ky efekt është në rritje. Nëse vuani nga ndonjë reaksion apo alergji sezonale tejet të shprehur, mjeku juaj mund të ju rekomandojë të nisni përdorimin e barit RISONEL 2 deri në 4 javë para fillimit të sezonës së polenit, pasi që në këtë mënyrë do të parandalohen më mirë simptomat e alergjisë nga poleni. Mjeku juaj mund të ju rekomandoj të përdorni trajtime tjera bashkë me barin RISONEL, posaçërisht nëse keni kruarje apo rritim të syve. Në fund të sezonës së polenit, simptomat e polenit duhet të përmirësohen dhe trajtimi nuk është më i nevojshëm. • Polipet nazale Doza fillestare e zakonshme për të rriturit e moshës 18 vjeç e më lartë është 2 shprucime në secilën zgavër të hundës një herë në ditë. Nëse pas 5-6 javëve simptomat nuk mund të kontrollohen, doza mund të rritet në 2 shprucime në secilën zgavër të hundës dy herë në ditë. Pas arritjes së kontrollimit të simptomave, mjeku juaj do të ju reduktojë dozën. Nëse nuk vërehet përmirësim i simptomave pas 5-6 javëve të përdorimit dy herë në ditë, duhet duhet ta kontaktoni mjekun për të diskutuar rreth llojeve tjera të trajtimit të cilët e zëvendsojnë barin RISONEL. • Rinosinusiti: Për të rriturit dhe fëmijët e moshës 12 vjeç e më lartë, doza e rekomanduar e zakonshme është dy (2) spërkatje në secilën vrimë të hundës një herë në ditë. Nëse simptomat nuk janë nën kontroll të mjaftueshëm, doza ditore mund të rritet në 2 spërkatje në secilën vrimë të hundës dy herë në ditë. Rruga dhe mënyra e administrimit Përgatitja e aerosolit për hundë për përdorim: Bari i juaj RISONEL 0.05% aerosoli për hundë posedon kapak i cili mbron kokën e spërkatësit dhe e mbanë atë të pastër. Para përdorimit të aerosolit, largoni kapakun dhe vendoseni përsëri atë pas përdorimit. Mos e shponi majën e pompës spërkatëse. Nëse jeni duke e përdorur aerosolin për herë të parë, ju duhet ta „mbushni“ shishen përmes pompimit të aerosolit 10 herë derisa të del përmbajtja e barit: 1. Tundeni mirë flakonin. 2. Vendoseni gishtin tregues dhe gishtin e mesëm në dy anët e spërkatësit dhe gishtin e madh nën flakon. Ju nuk duhet ta shponi aplikatorin. 3. Drejtoni spërkatësin larg jush dhe shtypeni atë poshtë me gishtat tuaj për të pompuar spërkatësin. Nëse nuk e keni përdorur spërkatësin për 14 ditë apo edhe më gjatë, duhet ta „rimbushni“ shishen përmes pompimit të spërkatësit deri sa të del përmbajtja e produktit. Udhëzimi i përdorimit, fletëudhzimi 1.Tundeni mirë flakonin dhe largoni kapakun. (Figura 1) Figura 1 2. Butësisht fryni hundët. 3. Mbylleni njërën zgavër të hundës dhe vendoseni spërkatësin në zgavrën tjetër (figura 2). Përkuleni kokën lehtësisht përpara duke e mbajtur shishen në pozitë të drejtë. Figura 2 4. Filloni të merrni frymë butësisht apo ngadalë përmes hundës dhe derisa jeni duke marr frymë futni përmbajtjen e barit duke e shtypur pompën poshtë NJË HERË me gishtërinjtë tuaj. 5.Lironi frymën përmes gojës. Përsëriteni hapin 4 për të inhaluar aerosolin e dytë në të njëjtën zgavër. 6. Largoni spërkatësin nga zgavra e gojës dhe lironi frymën përmes gojës. 7. Përsëritni hapat 3 deri 6 për zgavrën tjetër. Pas përdorimit të aerosolit, fshijeni me kujdes spërkatësin me një leckë të pastër dhe vendoseni përsëri kapakun. Pastrimi i aerosolit për hundë Është e rëndësishme që ta pastroni aerosolin nazal rregullisht, përndryshe nuk do të funksionoj në mënyrë të duhur. Largoni kapakun dhe butësisht tërhiqeni kokën e spërkatësit. Lajeni kokën e spërkatësit dhe kapakun mbrojtës me ujë të ngrohtë dhe më pas shpërlajeni. Ju nuk duhet të përpiqeni që ta zhbllokoni aplikatorin nazal duke futur një gjilpërë ose një objekt tjetër të mprehtë në maje të aplikatorit sepse kjo mund të dëmtojë aplikatorin dhe të çojë në dështimin e aplikimit të dozës së saktë të barit. Lëreni të thahet në vend të ngrohtë. Vendoseni sërisht kokën e spërkatësit në shishe dhe vendoseni kapakun mbrojtës. Pas përdorimit të parë pas pastrimit, aerosoli duhet të rimbushet me dy shprucime. Përdorimi në grupmoshat e ndryshme: Përdorimi tek fëmijët: Të rriturit duhet të ndihmojnë fëmijët gjatë përdorimit të këtij bari. Përdorimi tek të moshuarit: Rregullimi i dozës nuk kërkohet për përdorim tek të moshuarit. Përdorimi në raste të veçanta: Çrregullime renale/hepatike: Nuk ka studime adekuate ose raporte speciale që merren me përdorimin e barit RISONEL në pacientët me probleme ose çrregullime renale ose hepatike. Nëse mendoni që efekti i barit RISONEL është shumë i fuqishëm ose shumë i dobët, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj. Nëse merrni RISONEL më shumë se që duhet Tregoni mjekut tuaj nëse aksidentalisht keni përdorur më shumë bar se sa ju është thënë. Nëse përdorni steroide për periudhë kohore të gjatë apo sasi të mëdha, ato rrallë mund të ndikojnë në disa nga hormonet tuaja. Tek fëmijët mund të ndikojë në rritje dhe zhvillim. Nëse harroni të merrni RISONEL Mundohuni të merrni barin tuaj ashtu siç është përshkruar. Nëse harroni të përdorni aerosolin për hundë në kohën e zakonshme, përdoreni atë posa të ju kujtohet, më pas vazhdoni si më parë. Mos e dyfishoni dozën për ta kompensuar dozën e harruar. Nëse e ndërprisni marrjen e RISONEL-it Në disa pacientë bari RISONEL fillon ti lehtësojë simptomat 12 orë pas dozës së parë; mirëpo përfitimi i plotë nga trajtimi nuk mund të vërehet deri pas dy ditëve. Është shumë e rëndësishme që ta përdorni aerosolin nazal rregullisht. Mos e ndërpritni trajtimin edhe nëse ndjeheni më mirë përveç nëse ju rekomandon mjeku juaj. Në rast se keni pyetje të mëtejme lidhur me përdorimin e këtj produkti, drejtohuni mjekut ose farmacistit. 4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME Sikurse të gjitha barnat, RISONEL mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse ato nuk paraqiten te të gjithë. Ndaloni përdorimin e barit RISONEL dhe kërkoni MENJËHERË ndihmë mjekësore nëse keni ndonjë nga shenjat në vijim: Të rralla: Reaksione e menjëhershme të mbindjeshmërisë [të tilla si bronkospazma (spazma bronkiale), dispnea (vështërsi në frymarrje)] mund të ndodhin pas administrimit intranazal të barit. Shumë të rralla: Janë raportuar raste anafilaktike (reaksion i mbindjeshmërisë) dhe angioedema (një gjendje kruajtëse e lëkurës). Të gjitha këto efekte anësore janë ngjarje negative shumë serioze dhe të rënda. Nëse i përjetoni këto efekte anësore, ju keni mbindjeshmëri ndaj barit RISONEL. Ju mund të keni nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor. Efektet e tjera anësore Efektet anësore klasifikohen sipas kategorive të më poshtme: Shumë të shpeshta (ndikon në më shumë se 1 në 10 pacient të trajtuar) Të shpeshta (ndikon në më pak se 1 në 10 dhe në më shumë se 1 në 100 pacient të trajtuar) Të pazakonshme (ndikon në më pak se 1 në 100 dhe në më shumë se 1 në 1000 pacient të trajtuar) Të rralla: (ndikon në më pak 1 në 1000, dhe në më shumë se 1 në 10.000 pacient të trajtuar) Shumë të rralla: më pak 1 në 10.000 përdorues Të panjohura: (frekuenca nuk mund të vlerësohet nga të dhënat në dispozicion) • Efektet anësore të lidhura me trajtimin të raportuara në të rriturit me rinit alergjik dhe adoleshentët në studimet klinike janë renditur më poshtë: Të shpeshta: epistaksa (gjakderdhje nga hundët), dhimbje në fyt (inflamacion në fyt), vjellje, irritim i hundës, ulçera të hundës (ulçera të hundës), teshtitje, dhimbje koke. Të panjohura: Reduktimi i rritjes së fëmijëve që marrin trajtim afatgjatë, rritje e presionit në sy (glaukoma) dhe çregullime vizuale. Rekomandohet që rregullisht të matni gjatësinë e fëmijëve që janë në terapi afatgjate me kortikosteroidë nazal. Epistaksa (gjakderdhja nga hundët) është kryesisht e lehtë dhe shërohet vetë. Pavarësisht nga shpeshtësia e epistaksisës, ajo është 5% më e lartë me marrjen e barit se sa me placebo (bar pa substancë aktive), kontrolli aktiv mund të krahasohet me kortikosteroidet nazal (deri në 15%) ose më pak. Incidenca e të gjitha efekteve të tjera është e krahasueshme me placebo. Në popullatën pediatrike, incidenca e efekteve anësore janë në një nivel të krahasueshëm (dhimbje koke (3%, epistaksa (6%), irritimi në hundë (2%), teshtitja (2% ) me barin placebo. • Në pacientët e trajtuar për polipe të hundës, incidenca e efekteve anësore është e krahasueshme me placebo dhe e ngjashme me efektet anësore në njerëz me rinitit alergjik. Efektet anësore që ndodhin gjatë hulumtimeve klinike të polipeve nazale janë paraqitur më poshtë: Shumë të shpeshta: gjakderdhja nga hundët me 200 mcg dy herë në ditë. Të shpeshta: infeksione te traktit të sipërm respirator me 200 mcg një herë në ditë, gjakderdhje nga hundët me 200 mcg një herë në ditë, rritim i fytit me 200 mcg dy herë në ditë, dhimbje koke me 200 mcg një herë ose dy herë në ditë. Të pazakonshme: infeksioni i traktit të sipërm respirator me 200 mcg dy herë në ditë. Shumë të rralla: çrregullime të shijes dhe aromës janë raportuar. Të ralla, raste të perforacionit të septumit të hundës (perforim të kërcit të hundës), rritje të presionit intraokular dhe / ose raste të kataraktit janë raportuar pas përdorimit të kortikosteroidit të administruar në mënyrë intranazale. Efektet sistemike të kortikosteroideve nazal mund të ndodhin, veçanërisht kur përshkruhen doza të larta të barit dhe për periudha të zgjatura. Nëse ndonjë efekt anësor përkeqësohet, ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor që nuk përfshihet në këtë fletudhëzim, ju lutemi njoftojeni mjekun ose farmacistin tuaj. Raportimi i efekteve anësore Nëse ndonjë efekt anësor përkeqësohet, ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor që nuk përfshihet në këtë fletudhëzim, ju lutemi njoftojeni mjekun ose farmacistin tuaj. Duke raportuar efektet anësore ju ndihmoni në sigurimin e më shumë të dhënave rreth sigurisë së këtij bari. Ju mund të raportoni efektet anësore edhe drejtpërdrejtë në Agjencinë për Produkte dhe Pajisje Medicinale të Kosovës (AKPPM): 5. SI TA RUNI BARIN RISONEL Fëmijët të mos kenë qasje në këtë bar. Të ruhet në temperaturë të dhomës nën 25 ° C. Të mos ngrihet. Mos e përdorni RISONEL pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim. Data e skadimit i referohet ditës së fundit të atij muaji. Mos përdorni RISONEL nëse vëreni ndonjë defekt në produkt dhe/ose paketim. Barnat nuk duhet të hidhen nëpërmjet kanalizimit ose mbeturinave shtëpiake. Pyeteni farmacistin se si t’i largoni barnat që nuk ju duhen më. Këto masa do të ndihmojnë për ta ruajtur mjedisin. 6. INFORMATA SHTESË Çka përmban bari RISONEL: -Substanca aktive është është mometazon furoat monohidrat e cila është ekuivalente me 50.0 mcg . mometazon furoat Një shprucim/aerosolim jep 100 mg suspenzion e e cila është ekuivalente me 50 mikrogram mometazon furoat. - Përbërësit tjerë janë: Glicerinë; Celulozë mikrokristalore –Karboksimetil celulozë e natriumit (Avicel RC -591); Natrium citrat dihidrat; Acid citrik monohidrat; Tretësirë e benzalkonium klorurit (50%); Polisorbat 80 dhe Ujë i dejonizuar Si duket bari RISONEL dhe përmbajtja e paketimit Në një paketim me regullim të dozimit me dorë që përmban 18.0 g suspension për aerosol nazal, që korrespondon me 140 dozime të dhëna dhe 9.0 g suspension për aerosol nazal, që korrespondon me 70 doza të dhëna. Bartësi i Autorizimit për Marketing Abdi İbrahim İlaç San. ve Tic. A.Ş. Reşitpaşa Mahallesi Eski Büyükdere Caddesi No: 4 34467 Maslak/Sarıyer/ İstanbul/Turqi Prodhuesi Abdi İbrahim İlaç San. ve Tic. A.Ş. Orhan Gazi Mahallesi, Tunç Cad. No: 3 Esenyurt İstanbul TURQI Data e fundit e miratimit të fletudhëzimit: 04/10/2017.

2025-11-07 12:37:51