In Stock

Apranax Plus 550 Mg/30 Mg 20 Ftb

3.2 €

ID : 39

Vendor : Abdi Ibrahim

Tags: NA

FLETUDHËZIMI PËR PACIENTË APRANAX PLUS 550 mg/30 mg Film tabletë e mbështjellur (naproksen natrium dhe kodein fosfat) Lexojeni gjithë fletudhëzimin me kujdes para se të filloni ta merrni këtë bar. - Ruajeni këtë fletudhëzim. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri. - Nëse keni pyetje të tjera, pyeteni mjekun ose farmacistin tuaj. - Ky bar është përshkruar për ju. Mos ua jepni ate të tjerëve. Mund t’u bëjë dëm atyre edhe nëse simptomat i kanë të njejta me tuajat. - Nëse ndonjë nga efektet anësore përkeqësohet, ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor i cili nuk është përfshirë në këtë fletudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin tuaj. Përmbajtja e fletudhëzimit: 1.Çka është bari APRANAX PLUS dhe për çka përdoret 2.Çka duhet të dini para se të merrni APRANAX PLUS 3.Si të merrni bari APRANAX PLUS 4.Efektet anësore të mundshme 5.Si të ruhet bari APRANAX PLUS 6.Informata shtesë 1.ÇKA ËSHTË BARI APRANAX PLUS DHE PËR ÇKA PËRDORET Naproksen natriumi dhe kodeina janë përbërësit aktivë të barit APRANAX PLUS. Naproksen natriumi i përket grupit të barnave anti-inflamatore jo-steroide (BAIJS) me efekte anti-inflamatore dhe antipiretike. Kodeina ka një efekt të fortë analgjetik. APRANAX PLUS prezentohet në paketime me 20 tableta. Bari APRANAX PLUS përdoret tek të rriturit dhe fëmijët e moshës mbi 14 vjeç për periudha të shkurta kohore për trajtimin e dhimbjeve të moderuara (siç janë dhimbjet reumatike, dhimbjet e muskujve, dhimbjet e shpinës, dhimbjet nervore, migrena, dhimbjet e kokës, dhimbjet e dhëmbit dhe dhimbjet menstruale) që nuk mund të trajtohen vetëm me barna anti-inflamatore (siç është paracetamoli ose naprokseni dhe diklofenaku).

2025-11-07 12:37:51