In Stock
OXYGEROLAN 80 mg Oksikodon Hydroklorid tabletë me lirim të zgjatur 1. ÇKA ËSHTË BARI OXYGEROLAN DHE PËR ÇKA PËRDORET Bari Oxygerolan është një qetësues i fortë i dhimbjeve nga grupi i barnave të quajtur opioide. Oxygerolan përdoret për trajtimin e dhimbjeve të forta, gjendjet që kërkojn trajtim me analgjetikë opioidë, sepse qetësuesit e tjerë nuk kanë qenë efektivë. 2. ÇKA DUHET TË DINI PARA SE TË MERRNI OXYGEROLAN Mos e përdorni Oxygerolan nëse: • nëse jeni alergjik ndaj oksikodon hidroklorurit, sojës, kikirikut ose ndonjërit prej përbërësve të tjerë të këtij bari (të renditur në seksionin 6). • nëse keni probleme me frymëmarrjen, siç është frymëmarrja e ngadalësuar ose e dobët sesa që pritej (depresioni respiratorik). • Nëse keni shumë dioksid karboni në gjak. • nëse vuani nga ndonjë sëmundje e rëndë kronike e mushkërive e shoqëruar me ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes (COPD = sëmundje pulmonare obstruktive kronike), • nëse keni një gjendje të caktuar të zemrës të njohur si cor pulmonale. • nëse keni astmë. • nëse keni një lloj të bllokimit të zorrëve të quajtur ileus paralitik. • nëse keni dhimbje akute të forta në stomak ose vuani nga një zbrazje e vonuar e stomakut. Varësia dhe toleranca Kur bari Oxygerolan përdoret për një trajtim afatgjatë, mund të shfaqet tolerancë ndaj barit. Kjo do të thotë, që mund t'ju duhet një dozë më e lartë për të arritur lehtësimin e dëshiruar të dhimbjes. Oxygerolan ka një potencial të krijimit të varësisë. Nëse trajtimi ndërpritet në mënyrë shumë të papritur, mund të shfaqen simptoma të tërheqjes siç janë nauzea, vjelljet, dridhjet, marramendja, diarrea, djersitjet ose të dridhura, ngërçet, pulsi i shpejtuar dhe presioni i lartë i gjakut. Nëse nuk keni më nevojë për trajtim, mjeku juaj do të zvogëlojë në mënyrë graduale dozën tuaj ditore. Nëse ky bar përdoret ashtu siç është menduar në pacientët që vuajnë nga ndonjë gjendje e dhimbjes kronike, rreziku për shfaqjen e një varësi fizike dhe psikologjike është i ulët. Mjeku juaj do të vlerësojë rreziqet e mundshme kundrejt përfitimit të pritur. Pyetni mjekun tuaj nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë. Marrja e Oxygerolan me ushqim dhe pije Pirja e alkoolit gjatë marrjes së barit Oxygerolan mund t'ju bëjë të ndjeheni më të përgjumur ose të rrisni rrezikun e efekteve anësore serioze të tilla si frymëmarrja e cekët me rrezik të ndalimit të frymëmarrjes dhe humbjen e vetëdijes. Rekomandohet të mos pini alkool përderisa jeni duke marrë Oxygerolan. Tabletat duhet të shmangen në pacientët me histori të abuzimit të alkoolit dhe drogës. Lëngu i grejpfrutit mund të rrisë nivelet e barit Oxygerolan në gjakun tuaj. Kontrolloni dhe bisedoni me mjekun tuaj nëse pini rregullisht lëng grejpfrut. Shtatzënia dhe gjidhënia Kërkoni këshillë nga mjeku ose farmacisti para përdorimit të barit. Nëse jeni shtatzënë ose gjidhënse, mendoni se mund të jeni shtatzënë ose nëse planifikoni të mbeteni shtatzënë, pyesni mjekun ose farmacistin për ndonjë këshillë para se të përdorni këtë bar. Shtatzënia Ju nuk duhet të merrni Oxygerolan gjatë periudhës së shtatzënisë. Nuk ka të dhëna adekaute në lidhje me përdorimin e oksikodonit në gratë shtatzëna. Përdorimi i zgjatur i oksikodonit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë simptoma tërheqjeje tek të porsalindurit. Foshnjat e lindura nga nënat që kanë marrë oksikodon gjatë 3-4 javëve të fundit para lindjes mund të përjetojnë vështirësi të rënda në frymëmarrje. Oxygerolan duhet të përdoret gjatë shtatzënisë vetëm nëse përfitimi tejkalon rreziqet e mundshme për foshnjën. Gjidhënia Oksikodoni mund të kalojë në qumështin e gjirit dhe mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje tek foshnja. Oxygerolan nuk duhet të përdoret gjatë periudhës së gjidhënies. Efektet në aftësinë për të vozitur automjete ose përdorur makineri Oxygerolan mund të dëmtojë aftësinë për të vozitur automjete ose përdorur makineri. Oxygerolan mund të dëmtojë gatishmërinë dhe reaktivitetin në një masë të tillë që ju mund të mos jeni më në gjendje të drejtoni automjetin ose të përdorni makineri. Pyetni mjekun tuaj nëse mund të drejtoni automjetin ose të përdorni makineri vozisni ose të punoni me makineri. 3. SI TË MERRNI BARIN OXYGEROLAN Gjithmonë merrni Oxygerolan saktësisht siç ju ka udhëzuar mjeku. Duhet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni të sigurt. DOZIMI Për doza që nuk mund të realizohen/praktikohen me këtë dozim, janë në dispozicion dozime të tjera të këtij produkti medicinal. Mjeku juaj do të rregullojë dozën tuaj sipas intensitetit të dhimbjes dhe ndjeshmërisë suaj individuale. Ju lutemi bisedoni me mjekun tuaj, nëse mendoni se efekti i barit Oxygerolan është shumë i dobët ose shumë i fortë. Pacientët me dhimbje kanceri zakonisht kërkojnë doza ditore midis 80 dhe 120 mg oksikodon hidroklorur në ditë. Në raste individuale, mjeku mund të rrisë dozën deri në 400 mg në ditë. Për trajtimin e dhimbjeve jo kanceroze, një dozë ditore prej 40 mg oksikodon hidroklorur është përgjithësisht e mjaftueshme, por në disa raste mund të jenë të nevojshme doza më të larta. Nëse keni dhimbje midis marrjes së dozave të barit Oxygerolan, mund t'ju duhet të merrni dhe barna analgjtik me veprim të shpejtë. Oxygerolan nuk është i përshtatshëm për këtë. Ju lutemi flisni me mjekun tuaj nëse keni këtë problem. Mjeku juaj do të kontrollojë trajtimin tuaj në baza të rregullta. MËNYRA E ADMINISTRIMIT Merrni tabletën me lirim të ngadalësuar si të tërë me një sasi të mjaftueshme të lëngut (p.sh. ½ gotë ujë) në mëngjes dhe në mbrëmje, çdo 12 orë (për shembull, një tabletë në orën 8 orë të mëngjesit, dhe një tjetër në orën 8 të mbrëmjes). Tabletat mund t’i merrni me ose pa ushqim. Mos i thyeni, përtypni ose shtypni tabletat. Duke vepruar kështu mund të bëjë që ato të lëshojnë të gjithë përmbajtjen e tyre në trup menjëherë, gjë që rezulton në rrezik të mbidozimit dhe ndoshta edhe vdekjes (shiqo më poshtë pjesën "Nëse merrni Oxygerolan më shumë se që duhet"). 4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME Sikurse të gjitha barnat, Oxygerolan mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse ato nuk paraqiten te të gjithë. Kontaktoni menjëherë mjekun nëse shfaqet ndonjë nga simptomat e mëposhtme: • Frymëmarrje shumë e ngadalsuar ose e dobët (depresion respiratorik). Ky është rreziku më serioz në lidhje me barnat e tilla siç është Oxygerolani (opioidet), dhe madje mund të jetë fatale pas dozave të larta të këtij bari. 5. SI TË RUHET BARI OXYGEROLAN Fëmijët të mos kenë qasje në këtë bar. Të mos ruhet në temperaturë mbi 25°C. Mos e përdorni barin Oxygerolan pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim. Data e skadimit i referohet ditës së fundit të atij muaji. Barnat nuk duhet të hidhen nëpërmjet kanalizimit ose mbeturinave shtëpiake. Pyeteni farmacistin se si t’i largoni barnat që nuk ju duhen më. Këto masa do të ndihmojnë për ta ruajtur mjedisin.
Product Vendors
Showing 553 Products
Order by: Lowest price / Highest price
Out of Stock
Out of Stock