In Stock
Oxygerolan 10mg Tableta të veshura me film Oksikodon Hidroklorid 1. Çka është Oxygerolan dhe për çka përdoret Oxygerolan është një qetësues i fortë nga grupi i opioideve. Oxygerolan përdoret për të trajtuar dhimbjet e forta, të cilat kërkojnë trajtim me një analgjezik opioid sepse analgjetikët tjerë nuk kanë qenë efektive. 2. Çka duhet të dini para se të përdorni Oxygerolan Oxygerolan nuk duhet të përdoret • në qoftë se ju jeni alergjik ndaj oksikodonit, kikirikëve ose sojës apo ndonjërit nga përbërësit e tjerë të këtij bari • në qoftë se ju keni probleme me frymëmarrjen, të tilla si frymëmarrje e ngadalët ose më e dobët se sa duhet (depresioni respirator). • në qoftë se ju keni shumë dioksid karboni në gjakun tuaj. • nëse vuani nga një sëmundje e rëndë kronike e mushkërive që lidhet me ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes (SPOK = sëmundje pulmonare obstruktive kronike). • në qoftë se ju keni një sëmundje të caktuar e njohur si Zemër Pulmonare. • Nëse keni astmë. • në qoftë se ju keni një lloj të pengimit në zorrë të quajtur ileum paralitik. • nëse ju keni dhimbje akute të rënda në stomak ose vuani nga zbrazja e vonuar e stomakut. Varësia dhe toleranca Kur Oxygerolan është përdorur për trajtim një kohë të gjatë, mund të ndodhë tolerancë ndaj barit. Kjo do të thotë, që mund të ju duhet një dozë më e lartë për të arritur lehtësimin e dëshiruar të dhimbjeve. Oxygerolan ka një potencial mvarësie. Nëse trajtimi është ndalur papritmas, simptomat e ndërprerjes mund të shfaqen. Në qoftë se ju nuk keni nevojë për trajtim, mjeku juaj do të reduktojë gradualisht dozën tuaj të përditshme. Nëse ky bar përdoret siq rekomandohet, rreziku për varësinë fizike dhe mendore është i ulët. Mjeku juaj do të peshojë rreziqet e mundshme kundër përfitimeve dhe të mirave që sjellë përdorimi i këtij bari. Pyesni mjekun tuaj nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë bari. Marrja e Oxygerolan me ushqim, pije dhe alkooli Këto tableta nuk duhet të merren me alkool. Përdorimi i alkoolit mund të rrisë seriozisht efektet anësore të oksikodonit, të tilla si përgjumja dhe të qënit i përgjumur dhe frymëmarrje të ngadalët dhe të cekët. Tabletat duhet të shmanget në pacientët me një histori të konsumit të alkoolit ose të abuzimit me drogë. Lëngu i grejpfruti mund të rrisë nivelet e Oxygerolan në gjakun tuaj. Konsulltohu me mjekun tuaj nëse ju pini lëng grejpfruti rregullisht. Shtatzënia dhe gjidhënja Nëse jeni shtatzënë apo në gjidhënje, mendoni se jeni shtatzënë ose jeni duke planifikuar që të keni fëmijë, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj për këshilla para se të përdorni këtë bar. Shtatzënia Përdorimi i Oxygerolan duhet të shmanget sa më shumë që të jetë e mundshme gjatë shtatzënisë. Përdorimi i zgjatur i oksikodonit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë simptoma të ndërprerjes(tërheqjes) në të sapolindur. Nëse oksikodoni jepet gjatë lindjes së fëmijës, fëmija mund të ketë probleme të frymëmarrjes. Gjidhënja Gjidhënja duhet të ndërpritet gjatë trajtimit me Oxygerolan. Oxycodoni kalon në qumështin e nënës. Prandaj rreziku për foshnjën në gji nuk mund të përjashtohet veçanërisht kur përdoren doza në vazhdimësi dhe të shumta të Oxygerolan 3. Si të përdoret Oxygerolan Gjithmonë përdoreni Oxygerolan tabletat tamam ashtu si mjeku juaj ju ka thënë. Kontrolloni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse ju nuk jeni të sigurt. DOZIMI Për doza jo adekuate/praktikueshme me këtë fortësi, doza te tjera të këtij produkti medicinal janë në dispozicion. Mjeku juaj do të rregullojë dozën tuaj sipas intensitetit të dhimbjes dhe sensibilitet tuaj individual. METODA E ADMINISTRIMIT Për përdorim oral. Merrni tabletat e veshura me film me një sasi të mjaftueshme të lëngut (p.sh. ½ gote me ujë) çdo 4 deri 6 orë siç është planifikuar nga mjeku juaj. Ju mund ti merrni tabletat me ose pa ushqim. 4. Efektet e mundshme të padëshirueshme Ashtu si të gjitha barnat edhe Oxygerolan mund të shkaktojë efekte anësore, edhe pse ato nuk shfaqen tek të gjithë personat që e marrin. Kontaktoni mjekun menjëherë nëse ndonjë nga simptomat e mëposhtme ndodhin: • frymëmarrje shumë të ngadaltë apo të dobët (depresioni respirator). Ky është rreziku më serioze në lidhje me barna të tilla si Oxygerolan (opioide), dhe madje mund të jetë fatale pas dozave të larta të këtij bari. 5. Si të ruhet Oxygerolan Mbajeni këtë bar larg nga fëmijët, aty ku nuk mund ta prekin dhe ta arrijnë fëmijët. Mos përdorni këtë bar pas datës së skadimit e cila është e shtypur në blister dhe kuti. Data e skadimit ka të bëjë me ditën e fundit të atij muaji. Ky produkt medicinal nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje. Mos e hedhin këtë bar nëpërmjet ujërave të zeza apo mbeturinave shtëpiake. Pyetni farmacistin tuaj se si ta hedhni këtë bar kur nuk e përdorni më. Këto masa do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit.
Product Vendors
Showing 553 Products
Order by: Lowest price / Highest price
Out of Stock
Out of Stock