In Stock

Oxygerolan 20 Mg Tablets

21.48 €

ID : 381

Vendor : GEROT LANNACH

Tags: NA

Oxygerolan 20mg Tableta të veshura me film Oksikodon Hidroklorid 1. Çka është Oxygerolan dhe për çka përdoret Oxygerolan është një qetësues i fortë nga grupi i opioideve. Oxygerolan përdoret për të trajtuar dhimbjet e forta, të cila kërkojn trajtim me një analgjezik opioid sepse analgjetikët tjerë nuk kanë qenë efektive. 2. Çka duhet të dini para se të përdorni Oxygerolan Oxygerolan nuk duhet të përdoret • në qoftë se ju jeni alergjik ndaj oksikodonit, kikirikëve ose sojës apo ndonjërit nga përbërësit e tjerë të këtij bari (të listuara në seksionin 6). • në qoftë se ju keni probleme me frymëmarrjen, të tilla si frymëmarrje e ngadalët ose më edobët se sa duhet (depresioni respirator). • në qoftë se ju keni shumë dioksid karboni në gjakun tuaj. • nëse vuani nga një sëmundje e rëndë kronike e mushkërive që lidhet me ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes (SPOK = sëmundje pulmonare obstruktive kronike). • në qoftë se ju keni një sëmundje të caktuar e njohur si Zemër Pulmonare. • Nëse keni astmë. • në qoftë se ju keni një lloj të pengimit në zorrë të quajtur ileum paralitik. • nëse ju keni dhimbje akute të rënda në stomak ose vuani nga zbrazja e vonuar e stomakut. Varësia dhe toleranca Kur Oxygerolan është përdorur për trajtim një kohë të gjatë, mund të ndodhë tolerancë ndaj barit. Kjo do të thotë, që mund të ju duhet një dozë më e lartë për të arritur lehtësim e dëshiruar të dhimbjeve. Oxygerolan ka një potencial mvarësie. Nëse trajtimi është ndalur papritmas, simptomat e ndërprerjes mund të shfaqen. Në qoftë se ju nuk keni nevojë për trajtim, mjeku juaj do të reduktojë gradualisht dozën tuaj të përditshme. Nëse ky ilaç përdoret siq rekomandohet, rreziku për varësinë fizike dhe mendore është i ulët. Mjeku juaj do të peshojë rreziqet e mundshme kundër përfitimeve dhe të mirave që sjellë përdorimi i këtij bari. Pyesni mjekun tuaj nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë bari. Marrja e Oxygerolan me ushqim, pije dhe alkooli Këto tableta nuk duhet të merren me alkool. Përdorimi i alkoolit mund të rrisë seriozisht efektet anësore të oksikodonit, të tilla si përgjumja dhe të qënit i përgjumur dhe frymëmarrje të ngadalët dhe të cekët. Tabletat duhet të shmanget në pacientët me një histori të konsumit të alkoolit ose të abuzimit me drogë. Lëngu i grejpfruti mund të rrisë nivelet e Oxygerolan në gjakun tuaj. Konsulltonu me mjekun tuaj nëse ju pini lëng grejpfruti rregullisht. Shtatzënia dhe gjidhënja Nëse jeni shtatzënë apo në gjidhënje, mendoni se jeni shtatzënë ose jeni duke planifikuar që të keni fëmijë, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj për këshilla para se të përdorni këtë ilaç. Shtatzënia Ju nuk duhet të merrni Oxygerolan gjatë shtatzënisë. Nuk ka të dhëna të mjaftueshme për përdorimin e oksikodonit në gratë shtatzëna. Përdorimi i zgjatur i oksikodonit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë simptoma të ndërprerjes në të sapolindur. Foshnjat e lindura nga nënat që kanë marrë oksikodon gjatë 3-4 javëve të fundit para se të lindin mund të përjetojnë vështirësi të rënda të frymëmarrjes. Oxygerolan mund të përdoret gjatë shtatzënisë vetëm nëse dobitë janë më të larta se rreziqet e mundshme për fëmijën. Gjidhënja Oksikodoni mund të kalojë në qumështin e nënës dhe mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje në foshnje. Oxygerolan pra nuk duhet të përdoret gjatë ushqyerjes me gji. Ngasja dhe përdorimi i makinerive Oxygerolan mund të dëmtojnë vigjilencën dhe reaktivitetin në një masë të tillë që ju mund të mos jeni më në gjendje për të vozitur apo të punoni me mjete dhe makineri. Pyesni mjekun tuaj kurë ju mund të vozitni apo të punoni me mjete dhe makineri. 3. Si të përdoret Oxygerolan Gjithmonë përdoreni Oxygerolan tabletat tamam ashtu si mjeku juaj ju ka thënë. Kontrolloni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse ju nuk jeni të sigurt. DOZIMI Për doza jo adekuate/praktikueshme me këtë fortësi, doza te tjera të këtij produkti medicinal janë në dispozicion. Mjeku juaj do të rregullojë dozën tuaj sipas intensitetit të dhimbjes dhe sensibilitet tuaj individual. Ju lutem bisedoni me mjekun tuaj, nëse ju mendoni se efekti i Oxygerolan është shumë i dobët apo shumë i fortë. METODA E ADMINISTRIMIT Merrni tabletat me çlirim të zgjatur me një sasi të mjaftueshme të lëngut (p.sh. ½ gote me ujë) në mengjes dhe në mbrëmje, çdo 12 orë (për shembull nji tabletë në 8:00 në mëngjes dhe tjetren në ora 8:00 në mbrëmje). Ju mund ti merrni tabletat me ose pa ushqim. Mos e thyejë, përtyp, ose shtyp tableten. Duke bërë kështu ju mund të shkaktoni lirimin e të gjithë përmbajtjes së saj në trup në të njëjtën kohë, që rezulton në një rrezik të mbidozës dhe ndoshta madje edhe në vdekje (shih gjithashtu "Nëse ju merrni më shumë Oxygerolan se ç’duhet" më poshtë). 4. Efektet e mundshme të padëshirueshme Ashtu si të gjitha ilaçet edhe Oxygerolan mund të shkaktojë efekte anësore, edhe pse ato nuk shfaqen tek të gjithë personat që e marrin. Kontaktoni mjekun menjëherë nëse ndonjë nga simptomat e mëposhtme ndodhin: • frymëmarrje shumë të ngadaltë apo të dobët (depresioni respirator). Ky është rreziku më serioze në lidhje me ilaçe të tilla si Oxygerolan (opioide), dhe madje mund të jetë fatalë pas dozave të larta të këtij bari. 5. Si të ruhet Oxygerolan Mbajeni këtë ilaç larg nga fëmijet, aty ku nuk mund ta prekin dhe ta arrijnë fëmijët. Mos përdorni këtë ilaç pas datës së skadimit e cila është e shtypur në blister dhe kuti. Data e skadimit ka të bëjë me ditën e fundit të atij muaji. Mos e ruani në temperatur mbi 25°C. Mos e hedhin këtë ilaç nëpërmjet ujërave të zeza apo mbeturinave shtëpiake. Pyetni farmacistin tuaj se si ta hedhni këtë ilaç kur nuk e përdorni më. Këto masa do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit.

2025-11-05 07:17:42