In Stock

Apranax Plus 10% + 5% Gel 50 Gr

6.15 €

ID : 38

Vendor : Abdi Ibrahim

Tags: NA

FLETUDHËZIMI PËR PACIENTË APRANAX PLUS 10 % + 5 % Xhel (naproksen dhe lidokain) Për përdorim të jashtëm Lexojeni gjithë fletudhëzimin me kujdes para se të filloni ta merrni këtë bar. - Ruajeni këtë fletudhëzim. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri. - Nëse keni pyetje të tjera, pyeteni mjekun ose farmacistin tuaj. - Ky bar është përshkruar për ju. Mos ua jepni ate të tjerëve. Mund t’u bëjë dëm atyre edhe nëse simptomat i kanë të njejta me tuajat. - Nëse ndonjë nga efektet anësore përkeqësohet, ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor i cili nuk është përfshirë në këtë fletudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin tuaj. Përmbajtja e fletudhëzimit: 1.Çka është bari APRANAX PLUS dhe për çka përdoret 2.Çka duhet të dini para se të merrni APRANAX PLUS 3.Si të merrni bari APRANAX PLUS 4.Efektet anësore të mundshme 5.Si të ruhet bari APRANAX PLUS 6.Informata shtesë 1.ÇKA ËSHTË BARI APRANAX PLUS DHE PËR ÇKA PËRDORET APRANAX PLUS është një bar anti-inflamator dhe analgjezik i vendosur në tuba që përmbajn 50 g që përdoret në mënyrë topike. APRANAX PLUS përmban naproksen dhe lidokainë si substanca aktive. APRANAX PLUS eliminon dhimbjen dhe inflamacionin në çrregullimet afatshkurtra dhe afatgjata të indeve të buta të sistemit muskuloskeletor. APRANAX PLUS, i cili është preparat pa vaj, pa njolla dhe me erë të ëmbël, ka veçori ftohëse për pjesën e aplikuar të lëkurës. APRANAX PLUS, është efektiv si një analgjetik dhe anti-inflamator për trajtimin lokal të sëmundjeve të përmendura më poshtë: ∙Sëmundjet e zhvilluara për shkak të tendosjes së tepërt dhe erozionit në shtyllën kurrizore dhe nyje (osteoartriti, artriti reumatoid) ∙Sëmundjet inflamatore të indeve të buta rreth nyjes (periartrit, tendinit, tenosinovit, bursit) ∙Traumat e indeve të buta siç është kontuzioni dhe distorcioni (shtrembërimi) ∙Sëmundjet muskuloskeletore që shfaqen me dhimbje, inflamacion dhe tendosje të muskujve

2025-11-07 12:37:51