In Stock
FLETUDHËZIM PËR PACIENTË Anaerobex 500 mg film-tableta të mbështjellura Metronidazol 1. Çka është Anaerobex dhe për çka përdoret Anaerobex përmban substancën aktive metronidazol dhe i mbyt patogjenet specifike ((Trichomonas, Gardnerella vaginalis, Giardia lamblia, amoebas dhe të ashtuquajturat baktere anaerobe). Anaerobex përdoret në trajtimin e infeksioneve me patogjene të cilat janë të ndjeshme në metronidazol. Këtu bëjnë pjesë: - Infeksionet e shkaktuara nga bakteret specifike, p.sh.: o meningiti, abcesi i trurit o infeksionet e lëkurës dhe indeve të buta o pneumonia dhe abceset e mushkërive o inflamacioni i mitrës, abceset në regjionin e tubave të fallopit dhe vezoreve o helmimi i gjakut o infeksionet e eshtrave dhe nyjeve o inflamacioni i valvulës së zemrës o abcesi i abdomenit o inflamacioni membranoz ulceroz i mishit të dhëmbëve o peritoniti - Infeksionet vaginale me Trichomonas ose Gardnerella vaginalis që karakterizohen nga sekrecionet e pakëndshme - Infeksionet specifike të e traktit urinar te meshkujt - Diarrea e shkaktuar nga infeksioni me Giardia lamblia ose amoebas - Në kombinim me barna tjera te rastet e gastritit dhe ulcerave gastrointestinale që shkaktohen nga infeksioni me Helicobacter pylori Në rastet e përdorimit profilaktik mund të parandalojë edhe sëmundjet e shkaktuara nga bakteret specifike gjatë operacioneve dhe në gjinekologji. 2. Çka duhet të dini para se të merrni Anaerobex Mos merrni Anaerobex - nëse jeni alergjik në metronidazol, në derivate tjera të nitroimidazoleve apo në ndonjërin nga përbërësit tjerë të këtij bari - nëse keni sindromën Cockayne (shihni 'Paralajmërimet dhe masat paraprake'). Bisedoni me mjekun apo farmacistin tuaj para se të merrni Anaerobex Duhet pasur kujdes të posaçëm gjatë marrjes së Anaerobex - nëse keni çrregullim të gjakut që ndikon në formimin e gjakut (p.sh. reduktim të numrit të qelizave të bardha të gjakut). - nëse keni apo keni pasur në të kaluarën një sëmundje të caktuar që ndikon në sistemin nervor qendror (p.sh. në të kaluarën keni pasur sulme). - nëse keni sëmundje të mëlçisë. Në këtë rast, duhet pasur kujdes shtesë gjatë trajtimit me Anaerobex. Mjeku juaj mund ta reduktojë dozën sipas nevojës apo mund ti zgjatë intervalet ndërmjet dozave individuale. Marrja e barnave tjera Tregoni mjekut apo farmacistit tuaj nëse jeni duke marrë/përdorë, keni marrë/përdorë kohët e fundit apo mund të merrni/përdorni barna tjera. Barnat dhe substancat tjera mund të ndërveprojnë dhe të ndikojnë në veprimin e tyre. Trajtimi i njëkohshëm me metronidazol dhe - disulfiram - antikoagulantë oral (barna për hollimin e gjakut, p.sh. varfarina) - cimetidinë (bar që e zvogëlon prodhimin e acidit gastrik) - fenobarbital (për trajtimin e epilepsisë dhe produkt për anestezion) - fenitoinë (bar për trajtimin e epilepsisë) - busulfan (për trajtimin e leukemisë) ose fluorouracil (për trajtimin e kancerit) - litiumi (bar për trajtimin e sëmundjeve mendore) - takrolimus, ciklosporinë (barna për suprimimin e përgjigjes imune) - mikofenolat mofetili (bar për suprimimin e përgjigjes imune) Shtatzënia dhe gji-dhënia Nëse jeni shtatzënë apo jeni duke ushqyer me gji, mendoni që mund të jeni shtatzënë ose jeni duke planifikuar të mbeteni shtatzënë, këshillohuni me mjekun përpara se ta merrni këtë bar. Shtatzënia Metronidazoli nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë dhe gji-dhënie përveç nëse mjeku e konsideron absolutisht thelbësor. Gjidhënia Pyesni mjekun tuaj si të veproni nëse keni nevojë për trajtim me Anaerobex gjatë gji-dhënies. 3. Si ta merrni Anaerobex Gjithnjë merreni barin saktësisht sipas udhëzimeve të mjekut tuaj. Kontrolloni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni të sigurt. Si ta merrni barin Film-tabletat e mbështjellura duhet të gëlltiten të plota me pak lëng (jo me pije alkoolike) me apo pas ushqimit. Tableta mund të ndahet në doza të barabarta. Kohëzgjatja e trajtimit Kohëzgjatja e trajtimit varet nga sëmundja. Trajtimi i plotë me metronidazol në përgjithësi zgjat 5 deri 7 ditë dhe maksimalisht 10 ditë dhe më gjatë vetë nëse është absolutisht e nevojshme.
Product Vendors
Showing 553 Products
Order by: Lowest price / Highest price
Out of Stock
Out of Stock