In Stock

Levebon (Levetiracetam) 100Mg/Ml Oral Solution

22.99 €

ID : 284

Vendor : GEROT LANNACH

Tags: NA

LEVEBON 100 mg/ml Tretësirë orale (Levetiracetam) 1. ÇKA ËSHTË BARI LEVEBON DHE PËR ÇKA PËRDORET LEVEBON është një bar antiepileptik (një bar që përdoret për të trajtuar krizat apo konvulzionet në epilepsi). LEVEBON përdoret: Si i vetëm, pa barna të tjera antiepileptike (si monoterapi), ose si terapi shtesë e barnave të tjera antiepileptike, për të trajtuar: - krizat apo konvulzionet e pjesshme me ose pa përgjithësim sekondar në pacientët nga mosha një muaj, - krizat apo konvulzionet mioklonike te pacientët nga mosha 12 vjeç që janë me epilepsi mioklonike juvenile, - krizat apo konvulzionet primare të gjeneralizuara toniko-klonike në pacientët nga mosha 12 vjeç që janë me epilepsi idiopatike të gjeneralizuar. 2. ÇKA DUHET TË DINI PARA SE TË MERRNI LEVEBON Mos e përdorni LEVEBON - nëse jeni alergjik ndaj levetiracetamit, derivateve të tjera të pirolidonit (substanca të ngjashme) ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të këtij bari (të shënuar në seksionin 6). Keni kujdes të veçantë me LEVEBON Bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni LEVEBON. Tregoni mjekut ose farmacistit tuaj nëse ndonjë nga efektet anësore të mëposhtme bëhet serioze ose zgjat më shumë se disa ditë: • Mendime jonormale, ndjenjë nervozizmi ose reagim më agresiv se zakonisht, ose nëse ju ose familja dhe miqtë tuaj vëren ndryshime të rëndësishme në disponim ose sjellje. Fëmijët LEVEBON 100 mg / ml tretësira orale është e përshtatshme për përdorim te foshnjat dhe fëmijët. Marrja e barnave tjera Ju lutem informoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni duke marrë ose keni marrë barna të tjera kohëve të fundit, duke përfshirë barna që merren pa recetën e mjekut. • Mos merrni makrogol (një bar që përdoret si laksativ) për një orë para dhe një orë pas marrjes së levetiracetamit pasi që kjo mund të rezultojë në zvogëlimin e efektit të tij. • Nëse merrni metotreksat (një bar që përdoret për trajtimin e sëmundjeve kronike inflamatore) njëkohësisht me levetiracetam, mjeku do të monitorojë përqendrimet tuaja në gjak të dy barnave. Marrja e barit LEVEBON me ushqim dhe pije Ju mund të merrni LEVEBON me ose pa ushqim. Si një masë paraprake e sigurisë, mos merrni LEVEBON me alkool. Shtatzënia dhe gjidhënia Kërkoni këshillë nga mjeku ose farmacisti para përdorimit të barit. Nëse jeni shtatzënë ose gjidhënse, mendoni se mund të jeni shtatzënë ose nëse planifikoni të mbeteni shtatzënë, pyesni mjekun ose farmacistin për ndonjë këshillë para se të përdorni këtë bar. LEVEBON nuk duhet të përdoret gjatë periudhës së shtatzënisë përveç në rastet kur paraqitet nevoja e qartë. Një rrezik i defekteve të lindjes për fëmijën tuaj të palindur nuk mund të përjashtohet plotësisht. LEVEBON ka treguar efekte të padëshirueshme në riprodhim në studimet e bërA NË kafshë në nivele të dozës më të larta sesa ato të duhura për të kontrolluar krizat tuaja. Gjidhënia nuk rekomandohet gjatë trajtimit. Efektet në aftësinë për të vozitur automjete ose përdorur makineri LEVEBON mund të dëmtojë aftësinë tuaj vozitur automjete ose përdorur makineri, pasi që kjo mund t'ju bëjë të ndjeheni të përgjumur gjatë përdorimit të barit LEVEBON. Kjo ka më shumë të ngjajë në fillim të trajtimit ose pas një rritje të dozës. Ju nuk duhet të drejtoni ose përdorni makina derisa të vërtetohet se aftësia juaj për të kryer aktivitete të tilla nuk ndikohet. 3. SI TË MERRNI BARIN LEVEBON Gjithmonë merrni LEVEBON saktësisht siç ju ka udhëzuar mjeku. Duhet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni të sigurt. LEVEBON duhet të merret dy herë në ditë, një herë në mëngjes dhe një herë në mbrëmje, përafërsisht në të njëjtën kohë çdo ditë. Përdoreni tretsiren orale sipas udhëzimeve të mjekut tuaj. Pesha trupore Doza startuese: 0.1 ml/kg dy here në ditë Doza maksimale: 0.3 ml/kg dy here në ditë 6 kg 0.6 ml dy here në ditë 1.8 ml dy here në ditë 8 kg 0.8 ml dy here në ditë 2.4 ml dy here në ditë 10 kg 1 ml dy here në ditë 3 ml dy here në ditë 15 kg 1.5 ml dy here në ditë 4.5 ml dy here në ditë 20 kg 2 ml dy here në ditë 6 ml dy here në ditë 25 kg 2.5 ml dy here në ditë 7.5 ml dy here në ditë Mbi 50 kg 5 ml dy here në ditë 15 ml dy here në ditë Dozimi në foshnje (të moshës 1 muaj e më pak se 6 muaj): Në përgjithësi, doza është midis 0.14 ml dhe 0.42 ml për kg peshë trupore në ditë, e ndarë në 2 doza të vetme. Sasia e saktë e formulimit të tretësirës orale duhet të jepet duke përdorur shiringën e dhënë në kutinë e kartonit. Pesha trupore Doza startuese: 0.07 ml/kg dy here në ditë Doza maksimale: 0.21 ml/kg dy here në ditë 4 kg 0.3 ml dy here në ditë 0.85 ml dy here në ditë 5 kg 0.35 ml dy here në ditë 1.05 ml dy here në ditë 7 kg 0.45 ml dy here në ditë 1.25 ml dy here në ditë 7 kg 0.5 ml dy here në ditë 1.5 ml dy here në ditë Mënyra e administrimit Përdorimi oral. Tretësira orale LEVEBON mund të hollohet në një gotë me ujë ose në shishen e foshnjës. Udhëzime për përdorim: • Hapni shishën: shtypni kapakun dhe kthejeni në të kundërt nga e djathta. • Nëse është e nevojshme, futni adapterin e shiringës në qafën e shishes. Sigurohuni që adaptori të jetë i fiksuar mirë. • Merrni shiringën dhe vendoseni në adaptorin e hapur. • Ktheni shishen me kokë poshtë. • Mbushni shiringën me një sasi të vogël tretësire duke tërhequr pistonin poshtë. • Pastaj shtyni pistonin lart, në mënyrë që të hiqni çdo flluskë të mundshme. Tërhiqeni pistonin poshtë në shenjën e gradimit që korrespondon me sasinë në mililitrave (ml) të përshkruar nga mjeku juaj. • Kthejeni shishen drejtë me kokë përpjet. Hiqeni shiringën nga adapteri. • brazeni përmbajtjen e shiringës në një gotë ujë ose shishen e foshnjës duke e shtyrë pistonin në fund të shiringës. • Pini tërë përmbajtjen e shishes/ të gotës së foshnjës. • Mbyllni shishen me kapakun me vidha plastike. • Lani shiringën vetëm me ujë. 4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME Sikurse të gjitha barnat, LEVEBON mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse ato nuk paraqiten te të gjithë. 5. SI TË RUHET BARI LEVEBON Fëmijët të mos kenë qasje në këtë bar. Mos e përdorni barin pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim. Data e skadimit i referohet ditës së fundit të atij muaji. Ky bar nuk kërkon ndonjë kusht të veçantë për ruajtje. Të ruhet në paketimin e tij origjinal në mënyrë që të mbrohet nga drita. Mos e përdorni këtë bar pas 3 muajve nga hapja e parë e shishes. Barnat nuk duhet të hidhen nëpërmjet kanalizimit ose mbeturinave shtëpiake. Pyeteni farmacistin se si t’i largoni barnat që nuk ju duhen më. Këto masa do të ndihmojnë për ta ruajtur mjedisin.

2025-11-07 09:15:11