HEMOREKTA Krem 20g është një produkt i linjës Herbifit nga kompania Pharmamed, i destinuar për lehtësimin e simptomave të hemorroideve. Përdorimi farmaceutik Kremi HEMOREKTA ndihmon në: Reduktimin e dhimbjes, djegies dhe kruarjes në zonën anale dhe rektale, që shpesh janë pasojë e varikoziteteve dhe inflamacionit. Vepron si antiinflamator, antiseptik dhe adstringent, duke ndihmuar në qetësimin e simptomave dhe përmirësimin e gjendjes së lëkurës. Përbërësit aktivë (në 100g krem) 3 g ekstrakt i lëngshëm i gështenjës së egër (Aesculus hippocastanum) Përbërës të tjerë: alkool cetilstearilik, lanolinë, vazelinë, oleil oleat, metilparahidroksibenzoat, propilparahidroksibenzoat, ujë i purifikuar. Udhëzime për përdorim Aplikohet në një shtresë të hollë mbi zonën anale të pastruar. Në gjendje akute: dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Në gjendje kronike: mund të aplikohet rektalisht me ndihmën e aplikatorit të bashkangjitur. Paralajmërime Vetëm për përdorim të jashtëm. Të shmanget përdorimi në rast mbindjeshmërie ndaj ndonjë prej përbërësve. Të ruhet në temperaturë dhome, larg fëmijëve. Ditenate Ky produkt klasifikohet si kozmetikë me qëllim të veçantë dhe është i disponueshëm në farmaci të ndryshme në rajon.
Product Vendors
Showing 553 Products
Order by: Lowest price / Highest price
Out of Stock
Out of Stock