In Stock
FLETUDHËZIM PËR PACIENTË FIXHALER 12 mcg/100 mcg, pluhur për inhalim, kapsula të forta Për përdorim me inhalim. (Thithja në mushkëri me frymëmarrje) (Formoterol fumarat, Flutikazon propionat) Lexojeni gjithë fletudhëzimin me kujdes para se të filloni ta përdorni këtë bar. - Ruajeni këtë fletudhëzim. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri. - Nëse keni pyetje të tjera, pyeteni mjekun ose farmacistin tuaj. - Ky bar është përshkruar për ju. Mos ua jepni atë të tjerëve. Mund t’u bëjë dëm atyre edhe nëse simptomat i kanë të njejta me tuajat. - Nëse ndonjë nga efektet anësore përkeqësohet, ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor i cili nuk është përfshirë në këtë fletudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin tuaj. Përmbajtja e fletudhëzimit: 1.Çka është FIXHALER dhe për çka përdoret 2.Çka duhet të dini para se të përdorni FIXHALER 3.Si ta përdorni FIXHALER 4.Efektet anësore të mundshme 5.Si ta ruani FIXHALER 6.Informata shtesë 1.ÇKA ËSHTË FIXHALER DHE PËR ÇKA PËRDORET ∙Bari FIXHALER si substanca aktive përmban formoterolin dhe flutikazonin. ∙Formoteroli i përket një grupi të barnave të quajtur bronkodilatatorë, të cilët relaksojnë muskujt në muret e rrugëve të frymëmarrjes në mushkëri, duke i bërë ata të zgjerohen. Flutikazoni i përket një grupi të barnave të quajtur kortikosteroide dhe për shkak të efektit të tij anti-inflamator ai lehtëson problemet e frymëmarrjes duke zvogëluar ënjtjen dhe iritimin e mureve të rrugëve të frymëmarrjes. ∙Bari FIXHALER është në dispozicion në paketim që përmban 60 kapsula për inhalim, të cilat përmbajnë 12 mcg formoterol fumarat dhe 100 mcg flutikazon propionat dhe
Product Vendors
Showing 553 Products
Order by: Lowest price / Highest price
Out of Stock
Out of Stock