In Stock

Convulex Tbl 300 Mgx 50 Tbl

7.89 €

ID : 141

Vendor : GEROT LANNACH

Tags: NA

Convulex®300 mg Sodium Valproate tableta me lirim të zgjatur Substanca aktive: valproati i natriumit 1. Çka është bari Convulex dhe për çka përdoret Convulex i takon grupit të barnave të quajtur antikonvulzivë (barna për mjekimin e epilepsisë/sulmeve konvulsive). Gjithashtu përdoret për trajtimin e manisë.. Valproati i natriumit, substanca aktive e barit Convulex, është efikase kundër llojeve të caktuara të konvulsioneve. Nga tabletat me lirim të zgjatur, valproati i natriumit lirohet ngadalë në trupin tuaj dhe në këtë mënyrë vepron për një periudhë të gjatë kohore. Convulex përdoret për trajtimin e - formave të ndryshme të epilepsisë ( sulmeve konvulsive) - manisë, kur ju mund të keni një gjendje të rëndë të ekscitimit, ngazëllimit, shqetësimit, entuziazmit ose hiperaktivitetit. Mania shfaqet në një sëmundje të quajtur “çrregullim bipolar”. Convulex mund të përdoret në rastet kur nuk mund të përdoret litiumi. 2. Çka duhet të dini para se të përdorni barin Convulex Mos përdorni barin Convulex - nëse jeni alergjik (hipersensitiv) ndaj valproatit të natriumit ose ndonjërit nga përbërësit tjerë të barit (shikoni seksionin 6.1 Çfarë përmban Convulex) - nëse keni probleme të mëlçisë (p.sh. hepatit) - nëse anëtarët e afërt të familjes kanë çrregullime të rënda të funksionit të mëlçisë ose nëse ekziston një histori e çrregullimeve të tilla në familjen tuaj - nëse keni një çrregullime të rëndë të funksionit të pankreasit - nëse vuani nga çrregullimet e ciklit të uresë (një çrregullim metabolik) - nëse vuani nga porfiria hepatike (një sëmundje e rrallë metabolike). Nëse keni një problem gjenetik të shkaktuar nga një çrregullim mitokondrial (p.sh. sindroma Alpers-Huttenlocher). Paralajmërime dhe përkujdesje Bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj para se të përdorni barin Convulex. Fëmijët dhe adoleshentet e moshë nën 18 vjet Bari Convulex nuk duhet të përdoret te fëmijët dhe adoleshentet e moshës nën 18 vjet për trajtimin e manisë. Barnat tjera dhe Convulex Tregoni mjekut tuaj ose farmacistit nëse jeni duke marrë ose kohët e fundit keni marrë, ose mund të merrni ndonjë bar tjetër. Kjo përfshin edha barnat që sigurohen pa recetë si dhe barnat bimore. Përdorimi i barit Convulex me ushqim, pije dhe alkool Ju mund të merrni barin Convulex gjatë ose pas ushqimit. Gjatë trajtimit me barin Convulex nuk duhet të pini pije alkoolike, pasi valproati i natriumit mund të forcojë efektet e alkoolit. Shtatzënia, ushqyerja me gji dhe fertiliteti Këshilla të rëndësishme për gratë Çrregullimi bipolar - Te çrregullimi bipolar, ju nuk duhet të përdorni Convulex nëse jeni shtatzënë. - Te çrregullimi bipolar, nëse jeni femër në moshën reproduktive (jeni në gjendje të lindni fëmijë), ju nuk duhet të përdorni Convulex, përveç nëse përdorni një metodë efektive të kontracepsionit (parandalimit të shtatzënisë së padëshiruar), gjatë gjithë kohës së terapisë suaj me barin Convulex. Mos e ndërpritni marrjen e barit Convulex ose kontracepsionin tuaj, deri sa nuk bisedoni me mjekun tuaj. Mjeku juaj do të ju japë këshilla shtesë se çfarë duhet të bëni Epilepsia - Te epilepsia, ju nuk duhet të përdorni Convulex nëse jeni shtatzënë, përveç nëse ekziston një terapi tjetër e përshtatshme për ju. - Te epilepsia, nëse jeni femër në moshën reproduktive (jeni në gjendje të lindni fëmijë), ju nuk duhet të përdorni Convulex, përveç nëse përdorni një metodë efektive të kontracepsionit (parandalimit të shtatzënisë së padëshiruar) gjatë gjithë kohës së terapisë suaj me barin Convulex. Mos e ndërpritni marrjen e barit Convulex ose kontracepsionin, deri sa nuk bisedoni me mjekun tuaj. Mjeku juaj do të ju japë këshilla shtesë se çfarë duhet të bëni. Ushqyerja me gji Vetëm një sasi e vogël e barit Convulex sekretohet në qumështin e gjirit. Mirëpo, ju duhet të kërkoni këshillë nga mjeku juaj se a mund të ushqeni fëmijën tuaj me gji. Drejtimi i automjeteve dhe përdorimi i makinave Përdorimi i këtij bari mund të ndikojë në aftësinë për të reaguar dhe për të drejtuar automjetin, veçanërisht nëse merrni barna të tjera kundër epilepsisë / sulmeve konvulzive ose barna për qetësim si dhe në kombinim me alkoolin. Kontrolli i suksesshëm i sulmeve konvulsive për një periudhë prej disa muajsh mund t'ju mundësojë pacientëve të marrin pjesë aktivisht në trafikun rrugor. Mjeku juaj do t'ju informojë nëse mund të drejtoni automjetin.. 3. Si përdoret bari Convulex Terapia me barin Convulex duhet të fillohet dhe mbikëqyret nga një mjek i specializuar në mjekimit e epilepsisë ose çrregullimeve bipolare. Gjithmonë merrni barin Convulex saktësisht siç ju ka thënë mjeku. Kërkoni këshillë nga mjeku juaj ose farmacisti nëse nuk jeni të sigurt. Dozimi dhe kohëzgjatja e mjekimit Dozimi dhe kohëzgjatja e mjekimit përcaktohen nga mjeku juaj dhe përshtaten sipas nevojave tuaja personale. Në përgjithësi, trajtimi fillohet me një dozë më të ulët, e cila më pas rritet gradualisht nga mjeku juaj derisa të arrihet doza optimale. Doza ditore mund të merret ose një herë në ditë ose në dy doza të ndara. Nëse keni ndjenjën se efekti i barit Convulex është shumë i dobët ose shumë i fortë, ju lutemi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj. Kohëzgjatja e mjekimit dhe doza mund të ndryshojnë nga një person tek tjetri; prandaj do të përcaktohen nga mjeku juaj në varësi të rrjedhës së sëmundjes suaj. Tabela e mëposhtme shërben si një udhëzues i përgjithshëm i dozimit, për orientim: Mosha Pesha trupore Doza mesatare 3 - 6 muaj rreth 5.5 - 7.5 kg 150 mg/ditë 6 - 12 muaj rreth 7.5 - 10 kg 150 - 300 mg/ditë 1 - 3 muaj rreth 10 - 15 kg 300 - 450 mg/ditë 3 - 6 muaj rreth 15 - 20 kg 450 - 600 mg/ditë 7 - 11 muaj rreth 20 - 40 kg 600 - 1200 mg/ditë 12 - 17 muaj rreth 40 - 60 kg 1000 - 1500 mg/ditë Të rriturit (duke përfshirë pacientët e moshuar) rreth  60 kg ose më e lartë 1200 - 2100 mg/ditë Pacientët me çrregullim të funksionit të veshkave dhe/ose të mëlçisë: Mjeku juaj mund të përshkruaj një dozë më të vogël. 4. Efektet e mundshme anësore Sikurse dhe barnat tjera, ky bar mund të shkaktoj efekte anësore, ndonëse ato nuk lajmërohen tek çdo pacient. 5. Si të ruhet bari Convulex Fëmijët nuk duhet të kenë qasje në këtë bar. Pas çdo përdorimi, mbajeni kontejnerin e tabletave të mbyllur mirë. Bari Convulex nuk duhet të përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit i cili është i shtypur (printuar) në kuti/kontejner. Afati i përdorimit i referohet ditës së fundit të muajit në fjalë. Mos hidhni asnjë bar përmes ujërave të ndotura ose mbeturinave shtëpiake. Kërkoni informacion nga farmacisti se si duhet të hidhni barnat të cilat nuk i përdorni më. Këto masa ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit.

2025-11-07 13:28:43