In Stock
FLETUDHËZIM PËR PACIENTË BREQUAL 50 mcg/100 mcg, kapsula me pluhur për inhalim (salmeterol, flutikazon propionat) Lexojeni gjithë fletudhëzimin me kujdes para se të filloni ta përdorni këtë bar. - Ruajeni këtë fletudhëzim. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri. - Nëse keni pyetje të tjera, pyeteni mjekun ose farmacistin tuaj. - Ky bar është përshkruar për ju. Mos ua jepni atë të tjerëve. Mund t’u bëjë dëm atyre edhe nëse simptomat i kanë të njejta me tuajat. - Nëse ndonjë nga efektet anësore përkeqësohet, ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor i cili nuk është përfshirë në këtë fletudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin tuaj. Përmbajtja e fletudhëzimit: Çka është BREQUAL dhe për çka përdoret Çka duhet të dini para se të përdorni BREQUAL Si ta përdorni BREQUAL Efektet anësore të mundshme Si ta ruani BREQUAL Informata shtesë ÇKA ËSHTË BREQUAL DHE PËR ÇKA PËRDORET Bari BREQUAL si substanca aktive përmban salmeterolin dhe flutikazonin. Salmeteroli i përket një grupi të barnave të quajtur bronkodilatatorë (agjentë relaksues të bronkeve) dhe çon në zgjerimin e muskujve relaksues të rrugëve të frymëmarrjes në muret e rrugëve të frymëmarrjes në mushkëri. Flutikazoni i përket një grupi të barnave të quajtur kortikosteroide dhe për shkak të efektit të tij anti-inflamator ai lehtëson problemet e frymëmarrjes duke zvogëluar ënjtjen dhe iritimin e mureve të rrugëve të frymëmarrjes. Bari BREQUAL paraqitet në paketime me 60 kapsula për inhalim që përmbajnë salmeterol ksifonate ekuivalent me 50 mcg Salmeterol dhe 500 mcg flitikazon propionat dhe një pajisje për inhalim Q-haler. BREQUAL përdoret në gjendjet e mëposhtme: Përdoret për të përmirësuar ose kontrolluar simptomat e astmës. Në trajtimin hap pas çdo hapi të astmës, ky bar jepet duke filluar nga hapi 3. Përdoret në trajtimin e rregullt për të zvogëluar simptomat dhe frekuencën e sulmit apo krizave në pacientët me sëmundje kronike obstruktive të mushkrive të formës së moderuar (mesatare) deri tek ajo e rëndë (COPD). BREQUAL ndihmon për të ndaluar vështërsit në frymarrje dhe frymnzënien (ngulfatjen) që mund të fillojë. Nuk do të funksionojë nëse vështërsit në frymarrje dhe frymnzënia ka filluar. Nëse kjo ndodh, ju duhet të përdorni barna me veprim të shpejtë, "shpëtues" siç është salbutamoli. Mbani barin tuaj me veprim të shpejtë, "shpëtimtar" me vete gjatë gjithë kohës. Ju duhet të vizitoni mjekun tuaj nëse keni frymëmarrje të përshpejtuar ose fishkëllimë, ose nëse përdorni barnat tuaja “të shpëtimit” me veprim të shpejtë më shpesh se zakonisht. ÇKA DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI BREQUAL Mos përdorni BREQUAL: Nëse jeni alergjik në salmeterol, flutikazon propionat, ose në ndonjë nga substancat ndihmëse të këtij bari, laktozë. Keni kujdes të veçantë me BREQUAL, nëse keni: Mos merrni barin BREQUAL për lehtësimin e shenjave që zhvillohen papritur; mbani gjithmonë me vete barnat që përdorni për këto gjendje. Informoni mjekun tuaj nëse përdorni më shumë bronkodilatator me veprim të shkurtër për lehtësimin e simptomave; kjo tregon se gjendja juaj astmatike po përkeqësohet. Informoni mjekun tuaj nëse gjendja juaj astmatike përkeqësohet në mënyrë akute dhe progresive. Mos e ndërpreni trajtimin pa u konsultuar me mjekun tuaj. Trajtimi i rregullt duhet të ndërpritet në mënyrë graduale nën mbikëqyrjen e mjekut. Në pacientët me COPD të cilët janë duke marr BREQUAL ekziston një rrezik i shtuar i zhvillimit të pneumonisë. Për simptomat e kësaj sëmundjeje “ Shiqoni seksionin 4. Efektet anësore të mundshme" dhe nëse shfaqet tek ju ndonjëra nga këto simptoma, informoni menjëherë mjekun tuaj. Nëse keni tuberkuloz pulmonar aktiv dhe të heshtur, informoni mjekun tuaj; ai/ajo mund të ndryshojë trajtimin tuaj. Nëse keni tirotoksikozë (një gjendje e zhvilluar nga sekretimi i tepërt i hormoneve nga gjëndra tiroide) informoni mjekun tuaj; ai/ajo mund të ndryshojë trajtimin tuaj. BREQUAL mund të shkaktojë tension të lartë të gjakut dhe përshpejtim të rrahjeve të zemrës nëse përdoret në doza më të larta se sa dozat terapeutike; prandaj, informoni mjekun tuaj nëse keni sëmundje kardiovaskulare, ai/ajo mund të ndryshojë trajtimin tuaj. BREQUAL mund të shkaktojë ulje të niveleve të kaliumit në gjak kur përdoret në doza më të larta se sa dozat terapeutike; prandaj, informoni mjekun tuaj nëse niveli juaj i kaliumit në gjak është i ulët ose nëse keni tendencë për këtë gjendje, ai/ajo mund të ndryshojë trajtimin tuaj. Kur përdoret për një kohë të gjatë, veçanërisht në doza më të larta, për shkak të përmbajtjes së tij kortikosteroide, BREQUAL mund të shkaktojë efekte sistemike të tilla si sindroma Cushing (grumbullimi i yndyrës në hundë, rrumbullakosje në fytyrë, rritja e flokëve dhe hollim i eshtrave, veçanërisht në pjesën e poshtme të shpinës dhe legen), karakteristikat Cushingoide janë , frenimi i veshkave , vonesa në rritjen e fëmijëve dhe adoleshentëve, ulja e densitetit mineral të kockave, katarakti dhe glaukoma (presioni i syve). Mund të shkaktojë vonesë në rritjen e fëmijëve dhe adoleshentëve, prandaj, fëmijët që marrin BREQUAL duhet të monitorohen rregullisht. Nëse përjetoni një rritje të papritur të frymnzënies pas marrjes së barit tuaj, informoni menjëherë mjekun tuaj. Ai mund të bëjë ndryshime në trajtimin tuaj. Disa pacientë mund të jenë më të ndjeshëm ndaj kortikosteroideve të inhaluar (marrë përmes frymëmarrjes), prandaj, mjeku do t'ju vëzhgojë nga afër kur të ndryshoni trajtimin nga kortikosteroid oral në trajtimin me kortikosteroid të inhaluar. Mbajeni një kartelë paralajmëruese që tregon nevojën e mundshme të trajtimit shtesë në kushte të stresuara pas fillimit të trajtimit me flutikazonit inhalues. BREQUAL mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Prandaj, nëse keni diabet, informoni mjekun tuaj. Trajtimi mund të ndryshohet. Informoni mjekun tuaj nëse jeni duke marrë ritonavir (një bar që përdoret kundër viruseve); ai/ajo mund të ndryshojë trajtimin tuaj. Nëse keni shikim të paqartë ose shqetësime të tjera vizuale, flisni me mjekun tuaj. “Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj nëse ndonjë nga situatat e mësipërme ka të bëjë me ju, qoftë edhe në të kaluarën”. Përdorimi i barnave tjera Ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni duke marrë ose keni marrë barna të tjera kohëve të fundit, duke përfshirë barnat që merren pa recetën e mjekut. Nëse jeni duke marrë barna siç janë beta bllokatorët selektivë ose jo selektivë (barnat kardiake), ritonavir (bar antiviral), ketokonazol (barnat kundër kërpudhave) dhe inhibitorët P450 3A4 (siç është ketokonazoli), informoni mjekun tuaj; ai/ajo mund të dëshirojë trajtimin tuaj. Beta-bllokatorë (psh. atenolol, propranolol dhe sotalol). Beta-bllokatorët përdoren zakonisht për trajtimin e shtypjes së lartë të gjakut ose për trajtimin e sëmundjeve tjera të zemrës. Barna për trajtimin e infeksioneve (psh. ketokonazoli, itrakonazoli dhe eritromicina), duke përfshirë disa barnat që përdoren për trajtimin e HIV-it (siç janë ritonaviri, barnat që përmbajnë kobicide). Disa nga këto barna mund të rrisin sasinë e flutikazon propionatit ose salmeterolit në trupin tuaj. Kjo mund të rris rrezikun për shfaqjen e efekteve anësore, si psh. ritmi i çrregullt i zemrës ose përkeqësimi i efekteve anësore me barin BREQUAL, përfshirë rrahjet e parregullta të zemrës, ose të bëjë efektet anësore që përkeqsohen. Nëse jeni duke përdorur këto barna, mjeku juaj duhet t'ju monitorojë nga afër. Kortikosteroide (barna anti-inflamator, që merren në mënyrë orale ose parenterale). Nëse keni përdorur këto barna kohëve të fundit, kjo mund të rris rrezikun për ndikimin e këtij barit në gjëndrën mbiveshkore. Diuretikët, të njohur edhe si diuretikë (barnat që përmbajnë diuretikët siç është furosemidi, hidroklorotiazidi, të cilat mund të ulin nivelin e kaliumit në gjak) që përdoren për trajtimin e shtypjes së lartë të gjakut. Bronkodilatatorë të tjerë (p.sh. salbutamoli) që përdoren si barna “shpëtuese” në trajtimin e astmës dhe COPD •Barna ksantine (që përdoren për trajtimin e astmës). Përdorimi i BREQUAL me ushqim dhe pije Për shkak të mënyrës së përdorimit BREQUAL nuk ndërvepron me ushqim dhe pije. Shtatzënia dhe gjidhënia Kërkoni këshillë nga mjeku ose farmacisti para përdorimit të barit. Shtatzënia Nëse jeni shtatzënë, ose planifikoni shtatzëni, tregoni mjekut tuaj para se të përdorni këtë bar. Nëse gjatë trajtimit me këtë bar kuptoni se jeni shtatzënë, menjëherë kërkoni këshillë nga mjeku ose farmacisti. Gjidhënia Kërkoni këshillë nga mjeku ose farmacisti para përdorimit të barit. Për shkak se përvoja e përdorimit të Salmeterolit dhe Flutikazonit në periudhën e gjidhënies është e pamjaftueshme, përdorni këtë bar gjatë periudhës së gjidhënies vetëm nëse mjeku juaj vendos se është e nevojshme për ju. Ngasja e automjeteve dhe përdorimi i makinerive Nuk pritet që ky bar të ketë ndikim në aftësinë tuaj për ngasjen e automjeteve dhe përdorimin e makinerive. Informata të rëndësishme për disa nga përbërësit e barit BREQUAL Bari BREQUAL përmban laktozë. Duke qenë se mënyra e administrimit të BREQUAL është inhalimi, nuk nevojiten paralajmërime të veçanta. SI TA PËRDORNI BREQUAL Gjithmonë përdorni BREQUAL saktësisht siç ju ka udhëzuar mjeku. Duhet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni të sigurtë. Përdorni barin BREQUAL çdo ditë përderisa mjeku juaj t'ju thotë t’a ndërpreni përdorimin e tij. Mos e përdorni barin në doza më të larta se sa ajo e rekomanduar nga mjeku juaj. Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj. Mos e ndërpreni përdorimin e barit BREQUAL dhe mos e zvogëloni dozën që përdorni pa u konsultuar me mjekun tuaj. BREQUAL thithet përmes gojës dhe në mushkëri. Udhëzime për përdorim të drejtë dhe dozën/shpeshtësinë e përdorimit: Astma Të rriturit dhe adoleshentët e moshës 12 vjeçare e më shumë: 1 inhalim dy herë në ditë (të inhalohet në mushkëri) (50 mikrogram salmeterol dhe 100 mikrogram flutikazon). Sëmundja kronike obstruktive e mushkërive (COPD): Të rriturit: 1 inhalim dy herë në ditë (të inhalohet në mushkëri)(50/250 mikrogram dhe 50/500 mikrogram salmeterol/flutikazon). Rruga dhe mënyra e përdorimit BREQUAL përdoret vetëm me inhalim. Inhaloni (duke marrë barin përmes gojës në mushkëri me frymëmarrje) bar si pluhur në mushkëritë tuaja përmes gojës. Nëse bari BREQUAL i përshkruhet një fëmije, atëher BREQUAL duhet të jepet nën mbikëqyrjen e një të rrituri që mund të bëjë administrimin. Për të marrë përfitim të plotë, BREQUAL duhet të përdoret në mënyrë të rregulltë. Mos e ndërpreni trajtimin edhe nëse ndiheni më mirë. Mos e ndryshoni dozën tuaj pa u konsultuar me mjekun tuaj. UDHËZIME për përdorimin e Qhaler-it (pajisjes për inhalim) Hiqeni kapakun e Qhaler-it duke e tërhequr atë. Mbajeni pjesën e poshtme të Qhaler-it me një dorë, pjesën e hapjes së zërit duke u kthyer në drejtimin e shigjetës me dorën tjetër. Vendosni një kapsulë në zgavrën e Qhaler-it. Hiqni kapsulën nga paketimi i saj pak para përdorimit. Mbyllni pjesën e gojës duke e kthyer.. Mbajeni Qhaler-in në një pozicion pingul, shtyjeni fundin në krah një herë plotësisht dhe çlirojeni. Kapsula do të shpohet nga të dy anët. Gjatë frymarrjes copa të vogla xhelatine mund të vijnë në gojën tuaj. Pjesët e xhelatinës nuk janë të dëmshme dhe do të treten pas gëlltitjes. Rreziku i formimit të copave të xhelatinës së vogël do të reduktohet me përdorim të menjëhershëm të kapsulës pasi të hiqet nga blisteri i tij dhe duke shtypur fundet vetëm një herë. Nxirreni frymën në mënyrë të fuqishme. Vendoseni pjesën e Q-halerit që është e dedikuar për gojë në gojën tuaj dhe tundni kokën pak prapa. Mbyllni buzët rreth gojës dhe merr frymë thellë sa më shpejt që të jetë e mundur. Hiqni Q-haler-in dhe mbani frymën sa më shumë që të jetë e mundur pa u shqetësuar. Pastaj, merrni frymë si zakonisht. Hapni përsëri pajisjen e Q-haler-it dhe kontrolloni nëse ka mbetur pluhur ose jo në kapsulë. Nëse pluhuri mbetet në kapsulë, përsëritni hapat 6, 7 dhe 8. Pastaj, shpërlani gojën me ujë dhe pështyni. Pas përdorimit, hidhni kapsulën e zbrazët dhe mbyllni pjesën e pajisjes që është e dedikuar për gojë.. MOS HARRONI! Mbani Q-haler-in e thatë. Mbajeni të mbyllur kur nuk e përdorni atë. Asnjëherë mos merrni frymë në Q-haler. Shtyni krahun duke lëvizur vetëm kur jeni gati për të marrë barin. Mos merrni më shumë se sa doza e rekomanduar. Grupmoshat e ndryshme: Përdorimi te fëmijët: Fëmijët e moshës 4-12 vjeçare 1 inhalim (50 mikrogram salmeterol dhe 100 mikrogram flutikazon propionat) dy herë në ditë. Nuk ka të dhëna për përdorim të BREQUAL te fëmijët e moshës nën 4 vjeçare. Përdorimi te të moshuarit: Nuk nevojitet përshtatja e dozës te të moshuarit. Përdorimi në situata të veçanta: Çrregullimet e veshkave/mëlçisë Nuk nevojitet përshtatja e dozës te pacientët me çrregullime të veshkave ose mëlçisë. Nëse mendoni që efekti i BREQUAL është shumë i fuqishëm ose shumë i dobët, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj. Nëse përdorni BREQUAL më shumë se që duhet Është me rëndësi që baritë pëdoret saktësisht sipas udhëzimeve të mjekut tuaj. Nëse rastësisht merrni një dozë më shumë se që duhet konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj. Mund të vëreni që zemra juaj rrah më shpejtë sesa zakonisht dhe mund të ndjeni dridhje. Gjithashtu mund të keni kokëdhimbje, plogështi muskulare dhe dhimbje në nyje. Nëse keni marrë doza më të mëdha gjatë një periudhe të zgjatur, sa më parë lajmërohuni te mjeku ose farmacisti juaj për të marrë këshilla. Doza të larta të BREQUAL mund të ulin prodhimin e hormoneve steroide nga gjëndra mbiveshkore. Nëse keni marrë një mbidozë, menjëherë kërkoni këshillë nga mjeku ose farmacisti! Nëse harroni të përdorni BREQUAL Kurrë mos merrni dozë të dyfishtë për të zëvendësuar dozën e harruar. Nëse keni harruar të merrni barin vazhdoni sipas orarit të rregullt. Nëse e ndërprisni përdorimin e BREQUAL Shumë është e rëndësishme që të merrni BREQUAL çdo ditë, ashtu siç ju është përshkruar. Vazhdoni përdorimin përderisa mjeku të ju thotë që ta ndërpreni. Mos e ndërpreni përnjëherë përdorimin ose zvogëloni dozën e BREQUAL. Kjo mund të përkeqësojë problemin tuaj me frymëmarrje. Përveç kësaj, nëse e ndërprisni përnjëherë përdorimin e BREQUAL ose zvogëloni dozën, shumë rrallë mund të shfaqen probleme me gjëndrën mbiveshkore (insuficienca adrenale), që ndonjëherë mund të shkaktojë efekte anësore, si: Dhimbja në bark Lodhja dhe humbja e apetitit Nauzea dhe diarea Humbja e peshës trupore Kokëdhimbja dhe trullosja Ulja e përqendrimit të kaliumit në gjak Ulja e shtypjes së gjakut dhe sulmet epileptike. Ndërprerja e trajtimit në pacientët me COPD mund të çojë në dekompensim simptomatik (dështim i funksionimit të organeve), trajtimi duhet të ndërpritet nën mbikëqyrjen e një mjeku. Edhe pse shumë të rralla, mund të përjetoni efekte të ngjashme anësore nëse infektoheni ose jeni nën stres ekstrem (për shembull, pas një aksidenti të rëndë ose nëse keni pasur operacion). Për parandalimin e këtyre simptomave mjeku mund të ju përshkruajë një kortikosteroid oral (si psh. prednizolon). Në rast se keni pyetje të mëtejme lidhur me përdorimin e këtj produkti, drejtohuni mjekut ose farmacistit. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME Sikurse të gjithë barnat tjera, ashtu edhe BREQUAL mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse ato nuk paraqiten te të gjithë. Për të ulur mundësinë e shfaqjes së efekteve anësore mjeku do të ju përshkruajë dozën më të ulët të mundshme të BREQUAL e cila e kontrollon astmën tuaj. Nëse ju shfaqet ndonjë nga efektet anësore në vijim, ose nëse ato shfaqen menjëherë pasi që të përdorni BREQUAL, ndërpreni marrjen e barit dhe MENJËHERË lajmërohuni te mjeku juaj ose shkoni në spitalin më të afërt: Reaksionet alergjike: mund të vëreni që menjëherë pas përdorimit të BREQUAL frymëmarrja juaj përkeqësohet përnjëherë. Mund të keni fishkëllimë të fortë në gjoks dhe kollitje ose shkurtim të frymëmarrjes. Gjithashtu mund të vëreni kruarje, rash (urtikari) dhe ënjtje (më së shpeshti të fytyrës, gojës, gjuhës ose fytit) ose papritmas ndjeni që zemra juaj rreh shumë shpejt, ose alivanoseni ose trulloseni (mund të çojë në lodhje ose humbje të vetëdijes). Nëse përjetoni këto efekte, ose nëse ato ndodhin menjëherë pas përdorimit të barit BREQUAL, raportoni situatën tek mjeku juaj menjëherë. Të gjitha këto janë efekte anësore shumë serioze. Nëse keni ndonjë nga këto efekte, keni një alergji serioze ndaj barit BREQUAL. Të gjitha këto efekte anësore shumë serioze janë shumë të rralla. Vlerësimi i efekteve anësore është i bazuar në frekuencat e mëposhtme: Shumë të shpeshta: Mund të shfaqen në të paktën një nga 10 pacientët. Të shpeshta: Mund të shfaqen në më pak se një në 10 pacientë, por më shumë se një në 100 pacientë. Të pazakonshme: Mund të shfaqen në më pak se një në 100 pacientë, por më shumë se një në 1.000 pacientë. Të rralla: Mund të shfaqen më pak se një në 1.000 pacientë, por më shumë se një në 10.000 pacientë. Shumë të rralla: Mund të shfaqen në më pak se një në 10,000 pacientë. Të panjohura: nuk mund të vlerësohen nga të dhënat në dispozicion Shumë të shpeshta Kokëdhimbja – e cila zakonisht zhduket gjatë trajtimit. Te pacientët me COPD është raportuar shfaqja më e shpeshtë e ftohjeve. Të shpeshta Pneumonia (infeksion në mushkëri) në pacientët me COPD Tregoni mjekut tuaj nëse përjetoni ndonjë nga simptomat e mëposhtme gjatë përdorimit të barit BREQUAL. Këto simptoma mund të jenë shenja të ndonjë infeksioni të mushkërive: Ethet ose dridhje Rritje e prodhimit të mukusit, ndryshim në ngjyrën e mukusit Kollitje e shtuar ose vështirësi në frymëmarrje Afta (njolla të dhimbshme, regjione të ngritura, me ngjyrë krem-të verdhë) në gojë dhe fyt. Gjithashtu, ënjtje të gjuhës, fytit, irritim i fytit dhe ngjirje zëri. Mund t’ju ndihmojë që të shpërlani gojën me ujë pas çdo inhalimi dhe më pas të pështyni menjëherë. Mjeku juaj mund të përshkruajë një bar antifungal për trajtimin e afteve. Dhimbje, ënjtje dhe dhimbje të muskujve në nyje Ngërçe apo spazma muskulore Efektet anësore të mëposhtme janë raportuar gjithashtu tek pacientët me Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike (COPD): Mavijosje dhe thyerje të eshtrave. Sinuzit (një ndjenjë shtrëngimi pas hundës, faqeve dhe syve, ndonjëherë e shoqëruar me një dhimbje pulsuese). Një rënie në nivelin e kaliumit në gjak (që mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës, si dhe plogështi dhe shtangime muskulare). Pneumonia dhe bronkiti (infeksioni i mushkërive) Të pazakonshme Sasia e rritur e sheqerit në gjak (hiperglikemia). Nëse keni diabet mund të jetë e nevojshme që të matet më shpesh sheqeri në gjak dhe të përshtatet doza e barnave për trajtim të diabetit. Katarakta (turbullimi i thjerrës së syrit) Rrahje shumë të shpejta të zemrës (tahikardia) Ndjenja e dridhjes (tremori) dhe të rrahurat e shpejta ose çrregullta të zemrës (palpitacione) – zakonisht nuk janë të dëmshme dhe intenziteti i tyre zvogëlohet me vazhdim të trajtimit. Dhimbja në gjoks (angina pektoris) Ndjenja e brengosjes (kryesisht te fëmijët) Çrregullimi i gjumit Rash alergjik lëkuror Të rralla Vështirësia me frymëmarrje ose fishkëllima gjatë frymëmarrjes, të cilat përkeqësohen menjëherë pas përdorimit të BREQUAL. Nëse shfaqet kjo ndërpreni përdorimin e barit BREQUAL. Merrni një bar inhalues me veprim të shpejtë për lehtësimin e simptomave, që të merrni frymë më lehtë dhe menjëherë lajmërohuni te mjeku juaj. BREQUAL mund të ndikojë në prodhimin normal të hormoneve steroide në trup, posaçërisht gjatë marrjes së dozave të larta për një kohë të gjatë. Pasojat mund të jenë: Rritja e ngadalësuar e fëmijëve dhe adoleshentëve, Hollimi i eshtrave, Glaukoma, Rritja e peshës trupore, Fytyra e rrumbullakët si hënë (sindromi Cushing). Mjeku juaj do të kontrollojë rregullisht për mundësinë e shfaqjes së këtyre efekteve anësore dhe do të mbajë kontrollin mbi astmën me dozën më të vogël të nevojshme të barit BREQUAL. Ritëm jo i barabartë i zemrës ose zemra ka një rrahje shtesë (aritmi). Lajmërohuni te mjeku, por mos e ndërpreni marrjen e këtij bari, përveç nëse ju thotë mjeku. Infeksioni kërpudhor i ezofagut që mund të vështirësojë gëlltitjen. Të panjohura: Depresioni ose irritimi (agresioni). Këto efekte shfaqen më shumë te fëmijët. Shikim i turbullt Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz ose vëreni ndonjë efekt anësor që nuk është dhënë në këtë fletudhëzim, ju lutemi që ta informoni mjekun ose farmacistin tuaj. Raportimi i efekteve anësore Nëse ndonjë efekt anësor përkeqësohet, ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor që nuk përfshihet në këtë fletudhëzim, ju lutemi njoftojeni mjekun ose farmacistin tuaj. Duke raportuar efektet anësore ju ndihmoni në sigurimin e më shumë të dhënave rreth sigurisë së këtij bari. Ju mund të raportoni efektet anësore edhe drejtpërdrejtë në Agjencinë për Produkte dhe Pajisje Medicinale të Kosovës (AKPPM): SI TA RUANI BREQUAL Fëmijët të mos kenë qasje në këtë bar. Të ruhet në temperaturë të dhomës nën 25°C në një vend të thatë. Mos përdorni BREQUAL pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim. Data e skadimit i referohet ditës së fundit të atij muaji. Barnat nuk duhet të hidhen nëpërmjet kanalizimit ose mbeturinave shtëpiake. Pyeteni farmacistin se si t’i largoni barnat që nuk ju duhen më. Këto masa do të ndihmojnë për ta ruajtur mjedisin.
Product Vendors
Showing 553 Products
Order by: Lowest price / Highest price
Out of Stock
Out of Stock